POSTA FALAS PËR BLERJET MBI 100.-CHF (BRENDA ZVICRËS)

El Feuaid, dobi dhe përfitime të ndryshme të nxjerra nga Kurani dhe Hadithi

CHF12.00

6 stok

Çfarë mund të ketë në dorë ai që çdo gjë e tij është në duart e Allahut. Shpirti i tij është në duart e Allahut, zemra e tij mes dy Gishtave të Mëshiruesit, i Cili e kthen atë si të dojë. Jeta, vdekja, lumturia, dështimi, lëvizjet e ndalesat, fjalët e veprat, gjithçka është në duart e Tij. Njeriu nuk mund të kryejë asgjë pa dëshirën dhe vullnetin e Zotit. Nëse Zoti e lë njeriun në duart e vetë atij, ai ka për të ngelur në duart e një të pafuqishmi, një të humburi, një të shkujdesuri, një mëkatari, një fajtori. Nëse do ta lërë në duart e dikujt tjetër, do ta lërë në duart e atij që nuk mund t bëjë as dëm e as dobi, që nuk mund ti japë as jetë, as vdekje e as ndonjë jetë tjetër. Nëse e braktis, ai do të bëhet pre e armikut të tij dhe do të robërohet në kurthin e tij. Ndaj, njeriu nuk mund të jetojë as edhe për një çast të vetëm larg Zotit.

Category:

Titulli: El Feuaid, dobi dhe përfitime të ndryshme të nxjerra nga Kurani dhe hadithi
Autorë: Ibn Kajim El Xheuzije
Përkthyer nga Arabishtja: Justinian Topulli, Shuajb Rexha
Përgaditi për botim: Blerim Krasniqi
Kopertina: Rinor Maliqi
Botues: Shtëpia botuese Essebil

Çfarë mund të ketë në dorë ai që çdo gjë e tij është në duart e Allahut. Shpirti i tij është në duart e Allahut, zemra e tij mes dy Gishtave të Mëshiruesit, i Cili e kthen atë si të dojë. Jeta, vdekja, lumturia, dështimi, lëvizjet e ndalesat, fjalët e veprat, gjithçka është në duart e Tij. Njeriu nuk mund të kryejë asgjë pa dëshirën dhe vullnetin e Zotit. Nëse Zoti e lë njeriun në duart e vetë atij, ai ka për të ngelur në duart e një të pafuqishmi, një të humburi, një të shkujdesuri, një mëkatari, një fajtori. Nëse do ta lërë në duart e dikujt tjetër, do ta lërë në duart e atij që nuk mund t bëjë as dëm e as dobi, që nuk mund ti japë as jetë, as vdekje e as ndonjë jetë tjetër. Nëse e braktis, ai do të bëhet pre e armikut të tij dhe do të robërohet në kurthin e tij. Ndaj, njeriu nuk mund të jetojë as edhe për një çast të vetëm larg Zotit. Për të, Ai është një domosdoshmëri e pazëvendësueshme. Për çdo çast që ai merr frymë, për çdo grimcë të trupit dhe të shpirtit të tij, varfëria dhe nevoja e tij për Zotin arrin cakun e saj të fundit.

E, megjithëkëtë, e sheh këtë njeri tek i shmanget Zotit dhe i kthen krahët Atij, dhe, ndonëse ia ka së tepërmi nevojën, revoltohet ndaj Tij duke mëkatuar. Atë në harresë e ka lënë dhe shpinën ia ka kthyer. Kështu, pra,nesër tek ai do të kthehet e para Tij do të qëndrojë.

Preokupohu me atë, për të cilën je urdhëruar dhe mos e vrit mendjen për diçka që të është garantuar, sepse jetëgjatësia dhe rrësku për ty janë dy bashkëshoqërues të garantuar. Sa kohë të jetosh, aq kohë edhe rrësku nuk do të të ndalet. Nëse Zoti me urtësinë e Tij të mbyllë një prej rrugëve të tij, një tjetër rrugë më të dobishme do të hapë për ty, me mëshirën e Tij.

Mendo pak për foshnjën në bark të nënës sesi i vjen ushqimi nëpërmjet gjakut, nga një rrugë e vetme kërthiza.Kur të dalë nga barku i nënës, e tashmë rruga e parë e ushqimit do t’i pritet, do t’i hapen atij dy rrugë të reja dhe nëpër to do të rrjedhë një ushqim më i mirë dhe më i ëmbël se i pari – qumështi i freskët dhe i shijshëm.
Kur të ndahet nga gjiri dhe të fillojë të hajë ushqim, atij do ti hapen katër rrugë: dy për tu ushqyer dhe dy për të pirë ujë, qumësht dhe gjithçka tjetër të shijshme dhe të dobishme.

Kur të vdesë, të katër këto rrugë do t’i priten, por Zoti, me madhërinë e Vet, nëse ky njeri do të jetë i lumtur, do t’i hapë tetë rrugë, e ato janë dyert e Xhenetit, ku do të hyjë nga të dëshirojë.
Kështu, pra, Zoti i Lavdishëm nuk e privon robin e Tij besimtar nga diçka e kësaj bote, vetëm se për t’i dhuruar diçka më të mirë dhe më të dobishme, gjë që nuk e bën për jobesimtarët. Ai e privon nga gjërat e ulëta dhe me vlerë të pakët për t’i dhuruar atij diçka më të lartë dhe më të shtrenjtë.
Njeriu, nga injoranca, nuk e njeh se çka është e mirë për të dhe, nga mosnjohja e bujarisë dhe e urtësisë së Zotit të tij, nuk e njeh dallimin ndërmjet asaj që privohet dhe asaj që është rezervuar. Kjo krijesë njerëzore ka prirje për të dashuruar të përkohshmen, sado e ulët qoftë ajo, dhe ka shumë pak dëshirë për të përjetshmen, me gjithë vlerën e lartë të saj.

Nëse njeriu do ta vlerësonte Zotin e tij si duhet – e si mund ta bëjë ai një gjë të tillë , do ta kuptonte se mirësia e Tij ndaj tij ishte shumë më e madhe për atë që i provoi sesa për atë që i dhuroi. Ai nuk të privon,vetëm se për të të dhënë; nuk të jep sëmundje, vetëm se për të të shëruar; nuk të sprovon, vetëm se për të të kulluar; nuk të jep vdekje, vetëm se për të të ringjallur, dhe nuk të sjellë në këtë botë, vetëm se për të të përgatitur për të dalë para Tij, për të ndjekur rrugën që të shpie tek Ai. Dhe Ai është i Cili ka vënë natën dhe ditën në vazhdimësi për atë i cili dëshiron të përkujtojë ose dëshiron që të tregojë mirënjohje, por mohuesit hedhin poshtë (të vërteten) dhe vetëm mohojnë. (Furkan, 62) Ai që e njeh vetveten, preokupohet për ndreqjen e saj dhe nuk merret me gabimet e njerëzve. Ai që e njeh Zotin e Tij, preokupohet me të dhe nuk merret me qejfet dhe me pasionet e tij.

Puna më e vlefshme është ajo që nuk ua shfaq njerëzve për hir të sinqeritetit dhe nuk ia shfaq vetes, por e shikon si një mirësi të Allahut. E, pra, mos shiko veten dhe mos të të shohin njerëzit.
Njerëzit hynë në zjarr nëpërmjet tri rrugëve: rrugës së dyshimeve, që të shpie te dyshimi për fenë e Allahut; rrugës së dëshirave, që të shpie në dhënien përparësi kënaqësive të tua para bindjes dhe kënaqësisë së Allahut, si dhe rrugës së zemërimit, që të shpie në armiqësi ndaj njerëzve.
Rrënjët e të gjithave gjynaheve janë tri: mendjemadhësia, e cila e çoi djallin atje ku e çoi; lakmia, e cila e nxori Ademin nga Xheneti; smira, e cila e vuri njërin bir të Ademit kundër tjetrit. Kush i ruhet këtyre të triave, i është ruajtur së keqes, sepse mohimi (kufri) vjen nga mendjemadhësia, gjynahet vijnë nga lakmia, ndërsa padrejtësia e agresioni vijnë nga smira.
Allahu, me urtësinë e Tij, çdo pjesë të njeriut, të brendshme dhe të jashtme, e ka bërë vegël të diçkaje; kur njeriu i përdor ato aty ku duhet, ka arritur përsosmërinë e tij. Syri është krijuar për të shikuar, veshi për të dëgjuar, hunda për të nuhatur, gjuha për të folurorgani për kontaktdora për të kapurkëmba për të ecurzemra për të njohur dhe njësuar Zotin, shpirti për të dashurmendja për të menduar dhe për të vlerësuar gjërat e kësaj bote dhe të botës tjetër, si dhe për ti dhënë përparësi asaj që duhet dhe për ta anashkaluar atë që sduhet. Njeri i humbur është ai, që e harron Allahun dhe merret me veten, por më i humbur se ky është ai, që harron veten dhe merret me njerëzit.

Kategoritë

El Feuaid, dobi dhe përfitime të ndryshme të nxjerra nga Kurani dhe Hadithi

CHF12.00

Add to Cart