Emra për fëmijen tuaj

CHF5.90

12 in stock

Mblodhi: Abdulmexhid SALIU
Recensues: Jeton SHASIVARI
Redaktura gjuhësore: Ahmed RAMADANI
Botues: Sh.B. “ASR”- Tetovë dhe Sh.B. “El-Kalem”- Gostivar

PJESË NGA LIBRI:
…Dhe mos etiketoni njëri-tjetrin me llagape (të këqia)….”
(El Huxhurat, 11)
“Ditën e Gjykimit do të thirreni me emrat tuaj dhe të baballarëve. Andaj, emërtoni fëmijët tuaj me emra të bukur.”
(Transmeton: Buhariu)

DISPOZITAT PËR FOSHNJEN E POSALINDUR
1). Është Sunnet që foshnjës së posalindur prindi t’ia lexojë Ezanin në veshin e djathtë ndërsa Ikametin në veshin e majtë.
Transmeton Ebu Rafiu se i Dërguari i All-llahut (bekimet e All-llahut qofshin për të) kur Fatimeja ka lindë ia ka leruar Ezanin Hasanit.
(Transmeton Ebu Davudi dhe Tirmidhiu).

2). Është Sunnet që foshnjës së posalindur t’i përshkohen buzët me hurmë, ashtuqë diç prej grimcave të arrijë në barkun e saj. Transmeton Ebu Musa: “Më lindi një foshnjë të cilën e dërgova te Pejgamberi (bekimet e All-llahut qofshin për të) me çrast e emërtoi Ibrahim dhe ia përshkoi buzët me hurmë”.
(Transmeton Buhariu dhe Muslimi).
Ndërsa në mungesë të hurmës ia përshkon buzët me ndonjë ëmbëlsirë.
3). T’i qethen flokët në ditën e shtatë si dhe të bëhet emërtimi në këtë ditë. Transmetohet se i Dërguari i All-llahut bijës së tij Fatimesë i ka thënë: “Mati flokët e Huseinit dhe jep sadaka në vlerën e argjendit aq sa peshojnë ato”
(Transmeton Ahmedi).
4). Mirë është të therret Akika (dash apo dele) ditën e shtatë. Sipas disa dijetarëve kjo gjë mund të bëhet edhe gjatë kohës së fëmijërisë.

Kategoritë

Emra për fëmijen tuaj

Emra për fëmijen tuaj