Faktet e besimit dhe mrekullitë e tij

CHF22.00

9 in stock

Si nuk e di? Allahu të ka bërë ty dëgjim, shikim dhe arsyetim, ka bërë Allahu për ty burime informacioni që të rrethojnë në të katër anët, Allahu t’i dërgoi profetët që ti o njeri t’a dish se përse erdhe në këtë botë.

Titulli: Faktet e besimit dhe mrekullitë e tij
Autorë: Abdulmexhid Zendani
Përktheu: Altin Torba
Lektor: Namir Lapardhaja
Korrektor: Agim Abazi
Faqosja dhe kopertina: Jusuf Saliu
Botues: Furkan Ism
Shtypi: Print Ism – Shkup

Profesor Zendani godet me një goditje demonstrative një person para kameras dhe ai thotë: Kush më goditi: Profesor Zendani ia kthen: Po nëse të them askush. Tjetri: Jo është dikush. Profesor Zendani: Po të them askush. Tjetri: Jo dikush më goditi.

Profesor Zendani: Subhan Allahu-I Dlirësuar është Allahu nga të metat që i Përshkruajnë-! Selam alejkum ue rahmetullahi ue berekatuhu. Falenderimet janë për Allahun, Zotin e botërave, salavatet dhe selamet janë për Profetin tonë, Muhamedin -lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të-, familjen, dhe shokët e tij tërësisht.

I thashë atij, nëse unë të them se nuk të ka goditur askush ti ke të drejtë të mos m’a marrësh për të mirëqenë të tillë gjë. Por unë para se të vazhdojë me këto rregulla logjike do doja të sillja ndër mend ata persona që po enden në humbje teksa atyre u ka ardhur nga Allahu sqarimi.

Atë poetin që thotë:

Erdha nuk e di se nga, porse di që erdha

Pashë para meje rrugë dhe mbi të eca

Në ecje do mbetem desha apo nuk desha

Si erdha, si e pashë rrugën time? Nuk e di.

E përse nuk e di? Nuk e di.

Si nuk e di? Allahu të ka bërë ty dëgjim, shikim dhe arsyetim, ka bërë Allahu për ty burime informacioni që të rrethojnë në të katër anët, Allahu t’i dërgoi profetët që ti o njeri t’a dish se përse erdhe në këtë botë.

Kategoritë

Faktet e besimit dhe mrekullitë e tij

CHF22.00

Add to cart