POSTA FALAS PËR BLERJET MBI 60. -CHF (BRENDA ZVICRËS) NDËRSA JASHTË ZVICRËS POSTA 14.90. -CHF

Falënderoji ziliqarët e tu

CHF8.00

S’ka stok

Librin “Falënderoji ziliqarët e tu!” e përpilova për çdo shpirtbardhë që posedon begati, dritëplotëni, mirësi, të mira e aftësi, dhe që është i shqueshëm me nderime e virtyte të larta. E pas gjithë kësaj, ai është lënduar nga ziliqarë, smirëkëqij, është sprovuar me dashakeqës e armiq.

Category:

Titulli: Falënderoji ziliqarët e tu
Autorë: Dr. Aid El-Karni
Përktheu nga gjuha arabe: Agron Islami
Redaktorë profesional: Mr. Hasan Baftijari
Redaktor gjuhësor: Jonis. Y. Buzi
Redaktor teknik dhe kopertina: Suhejb Xhemaili
Boton: Sh. B. Ajan
Shtypi: Aj-Graf Matbaa, Shkup

Librin “Falënderoji ziliqarët e tu!” e përpilova për çdo shpirtbardhë që posedon begati, dritëplotëni, mirësi, të mira e aftësi, dhe që është i shqueshëm me nderime e virtyte të larta. E pas gjithë kësaj, ai është lënduar nga ziliqarë, smirëkëqij, është sprovuar me dashakeqës e armiq.

E përpilova për të, në mënyrë që libri im të jetë për të ngushëllimtar e sihariqtar, e tia qetësojë shpirtin e tia ngrohë zemrën, me urimin se pas kësaj do të dalin prei tij falënderime e lëvdata për të Gjallin, të Pavdekshmin e të Përjetshmin, Zotin e Plotëmëshirësh!

Me të vërtetë ziliqari është argument më eksplicit se njeriu të cilin ai e xhelozon, është i mbuluar me të mirat e Zotit Mëshirëplotë, nga maja e kokës e deri tek gishtërinjtë e këmbëve.
Ziliqari është argument i madh e shumë i qartë, se njeriu të cilit ai ia ka derdhur zilinë dhe smirën, është yll, dritë, njeri i ndritshëm e shumë i lakmuar nga të mirët!

Kategoritë

Falënderoji ziliqarët e tu

CHF8.00