Fara Lini
CHF2.95CHF5.90 (-50%)
Farat e Linit kanë një efekt të përsosur anti-inflamator, përmirësojnë metabolizmin, ndihmojnë kundër radikaleve të lira, ulin ose parandalojnë kolesterolin. Janë të dobishme kur je në mbipeshë. Kanë efekt pastrues te zorrët dhe janë të dobishme në rastet e sëmundjeve të stomakut dhe zorrëve. Janë të dobishme për të kuruar kapsllëkun, kolitin, ulcerën. Ulin tensionin e lartë, permirësojnë fekondimin, (sidomos kur problemin e kanë meshkujt, sepse fuqizon spermatozoidet dhe shton lëvizshmërinë e tyre), forcojnë kockat dhe sisitemin imunitar, forcojnë kujtesën dhe sistemin nervor, njëkohësisht kanë veti anti depresante.

Farat e Linit përmbajnë rreth 55% Omega-3 dhe rreth 16% Omega-6. Përmbajnë edhe sasi të mira të vitaminës E (17.5 mg/100 g) dhe lecitine. Përmbajnë edhe vitaminë B1, B2, proteina, minerale etj. Farat e Linit janë burim i shkëlqyer i fibrave, të cilat përveç që zgjasin ndjenjën e ngopjes, po ashtu ulin nivelin e kolesterolit dhe përshpejtojnë tretjen. Duke analizuar rezultatet e 28 studimeve, të cilat janë marrë me këtë çështje shkencëtarët kanë vërejtur se të hash një lugë çaji me Fara të Linit në ditë zvogëlon kolesterolin e keq (LDL) për 18%.
Metoda për përdorim
Për të arritur efektin maksimal bluajeni Farën e Linit edhe pse mund ta përdorni edhe të pabluar. Merrni një lugë çaji me Fara Lini dhe hidheni në një gotë ujë të ngrohtë në mbrëmje para se të flini dhe në mëngjes e pini ujin e gotës, uji tani është kthyer ne një mase të dendur të yndyrshme, pijeni pa frikë atë të paktën 4 herë në javë. Nëse kjo mënyrë nuk është e mundur, mund të përdoret duke e hedhur në sallatë, në pjatën e gjellës (të vakët ose të ftohtë), mund t’i konsumoni me drithëra ose duke e përzier me kos, etj.,
Përdoret gjithë jetën, që nga fëmijët me moshë dy vjeç deri në më të moshuarit.
Sa duhet të marrim në ditë?
Doza ditore që rekomandohet për shumicën e njerëzve është 1 lugë çaji në ditë.