POSTA FALAS PËR BLERJET MBI 100.-CHF (BRENDA ZVICRËS)

Fatkeqësitë që solli darvinizmi për njerëzimin

CHF6.00

S’ka stok

Shekulli i njëzetë, të cilin sapo e kemi lënë pas, ishte shekull luftrash e konfliktesh, që çuan në katastrofa, dhimbje, masakra, varfëri e shkatërrime të pallogaritshme. Miliona njerëz u vranë, u masakruan,u braktisën e u lanë në kthetrat e urisë e të vdekjes, në mëshirë të fatit, pashtëpi a një vend ku të fusnin kokën, pa mbrojtje apo mbështetje. Të gjitha këto: në emër të disa ideologjive të gabuara. Pothuajse të gjitha vuajtjet dhe katastrofat mbajnë vulën e tiranëve dhe diktatorëve: Stalin, Lenin, Trocki, Mao Ce Dun, Pol Pot, Hitler, Musolin, Franko…

Category:

Titulli: Fatkeqësitë që solli darvinizmi për njerëzimin
Titulli i origjinalit: The Disasters Darwinism Brought to Humanity
Autorë: Harun Jahja
Përktheu: Violeta SHABA
Redaktoi: Edvin CAMI
Korrektoi dhe recensoi: Kujtim EREQI

Shekulli i njëzetë, të cilin sapo e kemi lënë pas, ishte shekull luftrash e konfliktesh, që çuan në katastrofa, dhimbje, masakra, varfëri e shkatërrime të pallogaritshme. Miliona njerëz u vranë, u masakruan,u braktisën e u lanë në kthetrat e urisë e të vdekjes, në mëshirë të fatit, pashtëpi a një vend ku të fusnin kokën, pa mbrojtje apo mbështetje. Të gjitha këto: në emër të disa ideologjive të gabuara. Pothuajse të gjitha vuajtjet dhe katastrofat mbajnë vulën e tiranëve dhe diktatorëve: Stalin, Lenin, Trocki, Mao Ce Dun, Pol Pot, Hitler, Musolin, Franko…

Për arsyen e thjeshtë se ideologjitë e tyre binin në kundërshtim me njëra-tjetrën, ata e zhytën shoqërinë njerëzore në konflikte dhe nxitën vëllavrasjen. Fashizmi dhe komunizmi zënë vendin e parë në listën e ideologjive që i bënë njerëzit të vuajnë ato ditë të zeza. Këto ideologji konsiderohen armike të  përbetuara të njëra-tjetrës, por e vërteta është se ato ushqeheshin nga një burim i vetëm. Falë tij, ato ishin në gjendje të bënin për vete një pjesë të madhe të shoqërive ku u shfaqën. Ky burim s’e ka tërhequr kurrë vëmendjen e opininit publik, por ka qëndruar gjithmonë në prapaskenë dhe u ka treguar  përherë njerëzve fytyrën e tij, në dukje, të pafajshme. Ky burim është  filozofia materialiste dhe »përshtatja në natyrë e saj«, e cila njihet me emrin DARVINIZEM. Nëse njerëzimi do të kuptojë mungesën e bazës shkencore të kësaj teorie, kjo do shënojë fundin e këtyre ideologjive të dëmshme. Në të njëjtën kohë, edhe ata që bëjnë keq nuk do të kenë më mbështetje të ashtuquajtur shkencore për botëkuptimin e tyre egoist.

Kategoritë

Fatkeqësitë që solli darvinizmi për njerëzimin

CHF6.00