Fetva bashkëhore – pjesa e parë
CHF38.00
Fetvatë kanë një pozitë të lartë në fe, për këtë edhe Ibn Kajjimi këtë veprimtari e krahasoi me imzanë-nënshkrimin e vendimeve të Zotit të botëve. Nisur nga kjo, shumë prej dijetarëve të gjeneratave të para, fetvanë e shihnin punë shumë të madhe dhe me përgjegjësi, për këtë edhe i iknin fetvasë apo pyetësin e dërgonin te tjetri. Në mesin e tyre u përhap thënia: “Ai që merr guxim t’i futet fetvasë, ai merr guxim t’i futet zjarrit”. Kjo ishte si rezultat i vetëdijesimit të tyre për seriozitetin e çështjes dhe për përgjegjësinë e madhe para All-llahut të Madhërishëm.
Duhet ditur faktin se prej krimeve më të mëdha në Islam është krimi i atyre të cilët thonë për All-llahun atë që nuk e dinë, duke e lejuar në këtë mënyrë të ndaluarën apo duke e ndaluar të lejuarën, duke mos pasur për këtë leje prej All-llahut të Madhërishëm.
Titulli i librit: Fetva bashkëkohore – pjesa e parë
Autor: Dr. Jusuf KARDAVI
Përkthyen nga arabishtja:
Irfan ABAZI, Taxhudin BISLIMI, Naser RAMADANI, Jusuf ZIMERI,
Bashkim ALIU, Nehat ISMAILI, Shaban SULEJMANI, Eljesa MAHMUTI,
Hatixhe IMERI – ISENI
Recensentë: Naser RAMADAN, Fahredin EBIBI, Taxhudin BISLIMI,
Rufat SHERIFI, Bashkim ALIU
Lektor: Fatmire Ajdini-HOXHA
Korrektorë: Ammar JUSUFI, Agim ABAZI, Sabedin SINANI
Përgatitja kompjuterike dhe kopertina: Jusuf SALIU
Botues: SHB Furkan ISM
Shtypi: Furkan Print – Shkup
Fetvatë kanë një pozitë të lartë në fe, për këtë edhe Ibn Kajjimi këtë veprimtari e krahasoi me imzanë-nënshkrimin e vendimeve të Zotit të botëve.
Nisur nga kjo, shumë prej dijetarëve të gjeneratave të para, fetvanë e shihnin punë shumë të madhe dhe me përgjegjësi, për këtë edhe i iknin fetvasë apo pyetësin e dërgonin te tjetri. Në mesin e tyre u përhap thënia: “Ai që merr guxim t’i futet fetvasë, ai merr guxim t’i futet zjarrit”. Kjo ishte si rezultat i vetëdijesimit të tyre për seriozitetin e çështjes dhe për përgjegjësinë e madhe para All-llahut të Madhërishëm.
Duhet ditur faktin se prej krimeve më të mëdha në Islam është krimi i atyre të cilët thonë për All-llahun atë që nuk e dinë, duke e lejuar në këtë mënyrë të ndaluarën apo duke e ndaluar të lejuarën, duke mos pasur për këtë leje prej All-llahut të Madhërishëm.
Në pjesën e parë janë fetvatë për këto tema:
Kurani dhe komenti i tij, Hadithet Pejgamberike, Besimi dhe çështjet e gajbit, Pastrimi dhe namazi, Zekati dhe sadakatë, Agjërimi dhe zekatulfitri, Haxhi dhe umreja, Manifestimi dhe festat, Betimet dhe premtimet, Çështjet rreth femrës dhe familjes, Mardhëniet shoqërore etj.