Fijet e shpirtit
CHF6.00
Besniku i pa me mendje se si dy burrat me veladonë të zezë u larguan, ndërsa tërë hapësira e mendjes së Besnikut u ndriçua një një dritë jashtëtokësore. Duke u mbështjellë i tëri nga ajo dritë, ai ndjeu plagët t’i thaheshin dhe pikëllimi t’i avullohej. Po e ndjente trupin t’i çlirohej nga shtrëngimi i plagëve. Të gjitha këto figura që po më shfaqen ne kujtesë janë personazhe të historisë e të besimit tonë. Ato lëvizin nëpër kujtesën time lirisht dhe po më tregojnë rrugën. Kjo është rrjedha e fatit të njerëzimit nëpër kohë, një rrjedhë e harruar, por që zbulohet në çaste të caktuara. Ne çaste të caktuara po, po në çfarë çastesh?
Titulli: Fijet e shpirtit
Autorë: Milazim Krasniqi
Botues: Logos – A
Biblioteka: Divan
Për botuesin : Adnan Ismaili
Kryeredaktor : Husamedin Abazi
Redaktor biblioteke: Dr. Milazim Krasniqi
Redaktor artistik dhe dizajni: Edi Agagjyshi
Redaktor teknik: Afrim Gashi
Mbikqyrës i shtypit: Immer Goxhufi
Përgaditja kompjuterike: Focus Pro – Shkup
Shtypi: Focus – Shkup
Besniku i pa me mendje se si dy burrat me veladonë të zezë u larguan, ndërsa tërë hapësira e mendjes së Besnikut u ndriçua një një dritë jashtëtokësore. Duke u mbështjellë i tëri nga ajo dritë, ai ndjeu plagët t’i thaheshin dhe pikëllimi t’i avullohej. Po e ndjente trupin t’i çlirohej nga shtrëngimi i plagëve. Të gjitha këto figura që po më shfaqen ne kujtesë janë personazhe të historisë e të besimit tonë. Ato lëvizin nëpër kujtesën time lirisht dhe po më tregojnë rrugën. Kjo është rrjedha e fatit të njerëzimit nëpër kohë, një rrjedhë e harruar, por që zbulohet në çaste të caktuara. Ne çaste të caktuara po, po në çfarë çastesh?
Kur duhet ta kuptojmë se jeta jonë dhe e mbarë njerëzimit është formuar jashtë vullnetit tonë, dhe ka një rrjedhë që është vullneti i Zotit tone. Dhe kur duhet ta kuptojmë se jemi udhëtar nga një botë në një botë tjetër.lu kujtua krejt qartë shpjegimi i dijetarëve se në prag të vdekjes, njeriut i vinin prang dy engjëj dhe ata ishin të autorizuar nga Zoti i Botëve t’ia merrnin shpirtin. Njeriut besimdrejtë ata i afroheshin me butësi e i thonin se nuk ka arsye të pikëllohej, e as të frikësohej. Dhe vërtet, ai po e ndjente se nuk ishte as i frikësuar e as i pikëlluar.
O Zot, vetëm te Ti e kam shpëtimin! Nuk ka Zot tjetër veç Teje!- mendoi me kthjelltësi të kristaltë. Pas disa çastesh dha shpirt.