Fikhu Sire, studime metodogjike – shkencore për biografinë e Muhamedit alejhi selam
CHF19.90
Studimi i biografisë së Muhamedit (alejhi selam) gjatë gjithë historisë është bërë në forma të ndryshme dhe është hulumtuar nga kënde dhe pikëpamje të llojllojshme. Në mesin e atyre mijërave lëvrimeve shkencore që janë bërë në lëmin e jetës së Pejgamberit (alejhi selam) është edhe vepra e dijetarit të njohur sirian Muhamed Seid Ramadan El-Buti, e titulluar “Fik’hu es-sireti”.
Titulli: Fikhu Sire, studime metodogjike – shkencore për biografinë e Muhamedit alejhi selam
Autor: Dr. Muhamed Seid Ramadan El-Buti
Përkthyes: Mr. Qazmedin Shaqiri
Recensentë: Dr. Jolanda Lila, Dr. Naser Ramadani
Lektor: Agim Avdiu
Kopertina: Besnik Hamiti
Botues: Shoqata qytetare Legis
Studimi i biografisë së Muhamedit (alejhi selam) gjatë gjithë historisë është bërë në forma të ndryshme dhe është hulumtuar nga kënde dhe pikëpamje të llojllojshme. Në mesin e atyre mijërave lëvrimeve shkencore që janë bërë në lëmin e jetës së Pejgamberit (alejhi selam) është edhe vepra e dijetarit të njohur sirian Muhamed Seid Ramadan El-Buti, e titulluar “Fik’hu es-sireti”.
Pasi shpjegimin e këtij libri e kam ndjekur nga vetë autori për vite me radhë gjatë kohës së studimeve në Siri dhe duke marrë në konsidera të vlerën, dobinë, metodologjinë e shkëlqyer shkencore që ka përdorur autori për ta sjellë më afër nesh Muhamedin (alejhi selam), vendosa t’i përkushtohem përkthimit të këtij libri në gjuhën shqipe, ashtu që edhe lexuesi shqipfolës të ketë para vetes një margaritar të çmuar siç është ve pra e autorit në fjalë, sepse e njëjta është ribotuar mbi tridhjetë herë në gjuhën arabe dhe është përkthyer në shumë gjuhë të botës.
Përparësi e këtij libri është se Muhamed Seid Ramadan El-Buti e ka vështruar jetën e Muhamedit (alejhi selam) nga këndvështrime të ndryshme dhe për pothuaj secilin moment të jetës së Tij ka dhënë mësime dhe këshilla konkrete, duke filluar nga akaidi, kelami (apologjetika), etika, estetika, fik’hu (jurisprudenca islame) etj.
Kështu, shpresoj se dalja në shtyp e këtij libri do të sjell një dimension tjetër të Shëmbëlltyrës së njerëzimit para shoqërisë sonë.