Fikhu Zekat 1 – E drejta e Zekatit

CHF31.90

2 in stock

Studim komparativ i dispozitave dhe i filozofisë së zekatit në dritën e Kuranit dhe Sunnetit

Titulli: Fikhu Zekat 1 – E drejta e Zekatit
Autor: Dr. Jusuf Kardavi
Përktheu nga gjuha arabe: Dr. Bashkim Aliu
Recensentë: Nehat Ismaili, Shaban Sulejmani, Mr. Bejadin Ameti
Lektor: Agim Avdiu
Përgaditja kompjuterike & dizajni: Jusuf Saliu
Shtypi: Print ISM – Shkup
Botues: SH.B. Furkan ISM – Shkup

Zekati është shtyllë ekonomiko-sociale prej pesë shtyllave të Islamit, pranimi i së cilës pas të dëshmuarit të njëshmërisë së All-llahut dhe faljes së namazit, personin e inkuadron në bashkësinë e muslimanëve, ai meriton që të jetë vëllai i tyre dhe t’u përkasë atyre, sikur që edhe All-llahu i Madhërishëm e përmend këtë në Kur’an: “Po, nëse ata pendohen, e falin namazin dhe e japin zekatin, atëherë i keni vëllezër në fe. Ne sqarojmë argumentet për ata njerëz që kuptojnë”. Zekati edhe pse përmendet në ibadetet (ritualet fetare) si shoqërues i namazit, në fakt ai konsiderohet si pjesë e sistemit ekonomik dhe social i Islamit.

Në ekonominë islame ka dy çështje kryesore që duhet studiuar, analizuar dhe sqaruar në të gjitha aspektet. Këto janë dy çështje kontradiktore. Njëra është e aspektit pozitiv, kurse tjetra e aspektit negativ. Njëra u takon obligimeve Islame, madje pesë shtyllave të tij themelore, kurse tjetra u takon gjërave rreptësisht të ndaluara (haram) në Islam, madje shtatë mëkateve më të mëdha.

Çështja e parë është zekati, ndërkaq e dyta është kamata. Për atë, kush e mohon domosdoshmërinë e të parës dhe ndalueshmërinë e të dytës, me konsensusin e dijetarëve është mosbesimtar – renegat.

Kategoritë

Fikhu Zekat 1 – E drejta e Zekatit

CHF31.90

Add to cart