Fiset Shqiptare – historia, shoqëria dhe kultura

CHF39.90

9 in stock

Rober Elsie na ofron një lendë gjithëpërfshirëse për 69 fise shqiptare, duke futur aty edhe bajraqet (si fise), apo edhe disa nënfise që i numëron si të tilla. Libri, i ndarë në 11 kapituj, jep dhe bibliografinë dhe treguesin e emrave, listën e hartave dhe të figurave. Te secili fis jepen përshkrime të pozitës gjeografike, të përkatësisë fetare, marrëdhëniet mes fisesh, si dhe përbërja e fiseve. Përfshihen te secili fis edhe legjenda, zakone, folklori dhe historia e fisit.

Titulli: Fiset Shqiptare – historia, shoqëria dhe kultura
Titulli i origjinalit: The Tribes of Albania – History, Society and Culture
Autorë: Rober Elsie
Përktheu nga Anglishtja: Prof Dr. Abdullah Karjagdiu
Lektor: Dr. Fadil Grajçevci
Për botuesin: Artin Ahmeti
Botues: Botime Artini

Rober Elsie na ofron një lendë gjithëpërfshirëse për 69 fise shqiptare, duke futur aty edhe bajraqet (si fise), apo edhe disa nënfise që i numëron si të tilla. Libri, i ndarë në 11 kapituj, jep dhe bibliografinë dhe treguesin e emrave, listën e hartave dhe të figurave. Te secili fis jepen përshkrime të pozitës gjeografike, të përkatësisë fetare, marrëdhëniet mes fisesh, si dhe përbërja e fiseve. Përfshihen te secili fis edhe legjenda, zakone, folklori dhe historia e fisit.

Në këtë libër janë përfshirë pasazhet dhe fragmentet nga veprat e udhëpërshkruesve të mirënjohur të shekullit të nëntëmbëdhjetë dhe të fillimit të shekullit njëzet, si, bie fjala, Edith Durhamit, Baron Franc Nopçës, Johan Georg von hanit dhe Karl Shtajnmecit, të cilët udhëtuan nëpër rajonet e fiseve, si dhe biografi të shkurtra të figurave të shquara e të spikatura të cilat kishin lidhje me fisin. Libri ‘Fiset shqiptare’ do të mbetet një vepër e domosdoshme dhe autoritative e referencave. Ka fare pak njerëz në botë që do të mund të shkruanin një libër të këtillë; absolutisht, asnjëri nuk do të mund ta bënte këtë më mirë se Robert Elsie, i cili është i pashoq në njohjen e kësaj lënde. ”

Kategoritë

Fiset Shqiptare – historia, shoqëria dhe kultura

CHF39.90

Add to cart