Fjalor Arabisht-Shqip

CHF36.00

Out of stock

Fjalori përmban mbi 17000 fjalë, përmban ilustrime dhe fotografi të kafshëve, bimëve, mjeteve, veglave, etj. Krahas kuptimit janë paraqitur edhe shumë sinonimi të tjera, gjë që mundëson manovrimin më tepër me fjalë. Shpresoj që ky botim do të jetë më i dobishëm, i cili do të ofroj mundësi më tepër në njohjen e kuptimeve të fjalëve të gjuhës arabe.

Category: Tags: , ,

Titulli: Fjalor Arabisht-Shqip
Autor: Mr. Fahrudin Ebibi
Numri i faqeve: 528
Formati: B5
Viti i botimit: 2005

Ky është botim i ri i fjalorit, i cili përfshinë më tepër fjalë. Fjalët janë të radhitura sipas abëcë-së të gjuhës arabe. Për dallim nga botimi i parë dhe nga fjalorët klasik të gjuhës arabe, botimi aktual është më shumë praktik, respektivisht, fjala më lehtë mund të gjendet.

Kërkimi i fjalës sipas kësaj mënyrë është më lehtë, nga fakti se nuk duhet ndonjë përgatitje paraprake ashtu siç kërkohet në shumë fjalorë klasikë të gjuhës arabe, duhet të dihet paskajorja e çdo fjale, pastaj të mund të konstatohet vendi ky mund të gjendet fjala. Emrat në gjuhën arabe janë paraqitur në njëjës në trajtë të pashquar por herë-herë është paraqitur shumësi bile edhe shumësi i shumësit. Sa i përket foljeve janë paraqitur në kohën e kaluar, ndërkaq përkthimi në gjuhën shqipe është bërë në kohën e kryer të thjeshtë në trajtë veprore, mënyra dëftore, p.sh: shkoj dhe, herë-herë edhe në mënyrë dëftore në trajtë pësore, p.sh. tutem, trembem, frikësohem. Përveç kuptimit linguistik është paraqitur edhe kuptimi terminologjik i disa shprehjeve të shkencës së hadithit.

Kategoritë

Fjalor Arabisht-Shqip

CHF36.00