Fjalor i Sociologjisë

CHF39.00

1 stok

Kjo vepër i ndihmon botës akademike dhe kulturës shqiptare veçanërisht grupit të atyre individëve të cilët frymojnë me sociologjinë. Mund të thuhet se “Fjalor i Sociologjisë” është një “hartë sociologjike”, që lehtëson udhëtimin në universin e kësaj disipline aktuale dhe tepër pragmatike. Me të mund të shërben studentët e shkencave sociale, opinionbërësit, analistët si dhe të gjithë ata që duan të njihen me fushën e sociologjisë.

Titulli: Fjalor i Sociologjisë
Autorë: Ali Pajaziti
Botues: Logos – A
Biblioteka: Fjala
Për botuesin: Adnan Ismaili
Kryeredaktorë: Husamedin Abazi
Redaktor biblioteke: Zeqirja Ibrahimi
Redaktorë gjuhësor: Xhevat Llalloshi
Redaktor artistik dhe dizajni: Edib Agagjyshi
Redaktor teknik: Halil Berisha
Mbikëqyrës i shtypit: Kemal Ismaili
Përgaditja kompjuterike: Focus Pro – Shkup
Shtypi: Focus Print

Kjo vepër i ndihmon botës akademike dhe kulturës shqiptare veçanërisht grupit të atyre individëve të cilët frymojnë me sociologjinë. Mund të thuhet se “Fjalor i Sociologjisë” është një “hartë sociologjike”, që lehtëson udhëtimin në universin e kësaj disipline aktuale dhe tepër pragmatike. Me të mund të shërben studentët e shkencave sociale, opinionbërësit, analistët si dhe të gjithë ata që duan të njihen me fushën e sociologjisë.

Për ne, parim jetik është thënia se vepër njerëzore të përkryer nuk ka. Në këtë kategori bën pjesë edhe ky fjalor, që është një përpjekje modeste për të hapur shtigje, për të pasuruar botimet shqiptare edhe me një vepër më tepër, për të nxitur të tjerët për të bërë më të mirën në këtë fushë. Lexuesve do t’u kishim porositur që të mos i marrin parasysh gabimet tona të mëdha, por të kenë parasysh kontributin tonë minimal që po japim! La Rochefoucauld-i ka thënë se „Gabimi është pjesë e së vërtetës, pra e rrugës deri te ajo, sikur helmet janë pjesë e ilaçeve!” Për më tutje si udhërrëfyes kemi fjalët e M. Ikbalit, i cili thotë: „Gdhende, atëherë, sërish formën tënde të vjetër! Dhe krijo qenie të re. Një qenie e këtillë është e vërtetë!” Pra, puna që kemi bërë të jetë vetëm një hap në maratonën shkencore, gjegjësisht duhet bërë edhe shumë tjetër që ky punim të marrë trajtën më të mirë. Në këtë kontekst jemi të hapur për çdo kritikë qëllimmirë që do ta ngrinte këtë fjalor në një nivel më të lartë. Në fund, falënderoj të gjithë ata që më kanë ndihmuar me fjalë, ide, kritika e sugjerime, që na kanë dhënë zemër vazhdimisht dhe në veçanti ekspertët që kanë bërë redaktimin profesional të kësaj vepre, pa ndihmesën e të cilëve ky tekst nuk do të ishte në këtë formë!

Kategoritë

Fjalor i Sociologjisë