POSTA FALAS PËR BLERJET MBI 60. -CHF (BRENDA ZVICRËS) NDËRSA JASHTË ZVICRËS POSTA 14.90. -CHF

Fshije lotin dhe gëzoju jetës

CHF13.90

S’ka stok

Një libër për të gjithë ata që janë sfilituar nga jeta dhe janë vrarë nga dhëmbja, për të gjithë ata të cilëve agu i mëngjesit u është vonuar.

Titulli: Fshije lotin dhe gëzoju jetës
Autorë: Agron Islami
Për botuesin: Beqir Islami
Redaktor: Edin Q. Lohja
Redaktor teknik: Suhejb Xhemaili
Kopertina: Dorlir Kraja
Botues: Ajan

Një libër për të gjithë ata që janë sfilituar nga jeta dhe janë vrarë nga dhëmbja, për të gjithë ata të cilëve agu i mëngjesit u është vonuar.

Jeta është më e bukura dhuratë që Zoti ia ka bërë njeriut. Atë ia fali nga dashuria e Tij për të. Jeta është shprehja më e shtrenjtë dashurore që mund të ekzistojë. Ajo nuk blehet, sepse falet. Vetëm falet! Pas një tronditjeje të gjatë, nga brenda vërshojnë furishëm pyetje me interes të madh: vallë, ç’është ajo që e vret bukurinë e jetës dhe ç’e bën atë kuptimplotë? Çfarë i djeg ëndrrat e të gjallit dhe kush ia realizon ato? A ekziston gjë në këtë botë që nuk ka zgjidhje dhe të cilës nuk i gjendet shtegdalje? Cili është thelbi i baraspeshimit të jetës njerëzore? Ç’e lëviz Gjithësinë? Kush është njeriu dhe çfarë e ndëshkon atë? Po çfarë e lumturon? Po jeta, ç’është? Ç’rol luan besimi dhe bota e shpirtit për njeriun në këtë jetë? A e lumturon dot pushteti, fama dhe paraja zemrën e njeriut në mënyrë përfundimtare?! Çfarë e venit lulen e jetës dhe çfarë e gjallëron atë? A ekziston lamtumira? Rreth cilit sekret rrotullohet paqja dhe qetësia e këtij globi? A do të trokasë shpresa me bukurinë e vet në portën e asaj zemre që nuk ia ëndërron më trokitjen? Kush e bën diellin që të rrezatojë, sytë të shohin, jetën të ndryshojë, sëmundjen të largohet, frymëmarrjen të vazhdojë dhe të varfërin të mëkëmbet?

Në fshije lotin dhe gëzoju jetës janë përgjigjet e këtyre pyetjeve, për atë që i dëshiron ato.

Kategoritë

Fshije lotin dhe gëzoju jetës

CHF13.90