Ftesë për bashkëjetesë
CHF18.00
Fatkeqësisht, problemet, fërkimet, mosmarrëveshjet dhe grindjet sot janë bërë pjesë përbërëse e jetës. Gjuha e butë e komunikimit mes njerëzve është zëvendësuar me atë refuzimit, përbuzjes dhe arrogancës. Kjo gjendje është kudo në botë. Madje e tillë edhe në raportet e muslimanëve njëri me tjetrin. Jo rrallë kjo mosmarrëveshje di të merr përmasa edhe më tragjike. Iraku, Libani, Sudani, Palestina… janë vetëm disa raste për t’i marrë si shembull i konflikteve të brendshme.
Titulli: Ftesë për bashkëjetesë
Autori: Amër Halid
Përkthyes: Elmaz Fida
Redaktor gjuhësor: Behar Hoxhaj
Faqosja: Jusuf Saliu
Kopertina: Erzen Pashaj
Botues: Furkan Ism
Shtyp: Print ISM-Shkup
Fatkeqësisht, problemet, fërkimet, mosmarrëveshjet dhe grindjet sot janë bërë pjesë përbërëse e jetës. Gjuha e butë e komunikimit mes njerëzve është zëvendësuar me atë refuzimit, përbuzjes dhe arrogancës. Kjo gjendje është kudo në botë. Madje e tillë edhe në raportet e muslimanëve njëri me tjetrin. Jo rrallë kjo mosmarrëveshje di të merr përmasa edhe më tragjike. Iraku, Libani, Sudani, Palestina… janë vetëm disa raste për t’i marrë si shembull i konflikteve të brendshme.
Po ashtu, ne jemi dëshmitarë të përditshmërisë sonë, ku pjesëtarë të shumë familjeve muslimane nuk arrijnë dot ta konceptojnë dhe zotërojnë gjuhën e dialogimit dhe mirëkuptimit në jetën e tyre, por jetojnë në botë konflikti dhe ankthi, të hidhëruar apo të ndarë. Divorcet dhe konfliktet mes bashkëshortëve po shtohen. Shohim që çiftet grinden për shkakun më të vogël. Prindërit kanë humbur artin e komunikimit me fëmijët e tyre. Babai thjesht jep urdhra dhe nuk di të dialogojë me fëmijët e tij.
Mungesa e dialogut ndihet qartë dhe nëpër shkollat tona, mes mësuesve dhe nxënësve, profësorëve dhe studentëve. Njerëzit e arsimit janë bërë objekt talljeje, autoriteti i tyre pothuajse ka arritur nivelin zero.
Aspak më mirë nuk është gjendja edhe në raportet tona shoqërore. Shohim gjykatat të mbushura me padi dhe akuza, për shkak se njerëzit nuk munden të bashkëjetojnë dhe ta mirëkuptojnë njëri-tjetrin. Në mesin e të rinjve është përhapur konsumi i alkoolit, trajtimi i problemeve me rrugët më ekstreme, ide dhe sjellje perverse. Të gjitha këto sjellje janë rezultat i vetmisë. Duke mos gjetur dikë që ta kuptojë dhe dikë me të cilin të qajë hallet, i riu mbyllet në vetvete dhe kalon në sjellje perverse.
Madje, probleme të tilla i hasim edhe në xhamitë ku adhurojmë Zotin. Ne kemi filluar të mos pajtohemi me njëri-tjetrin edhe në gjërat më elementare. Edhe pse gjëra të vogla dhe të rëndomta, ato kthehen në çështje shumë të nxehta, duke shkaktuar urrejtje dhe debate të forta mes nesh. Kjo, për shkak se ne nuk jemi treguar të gatshëm ta pranojmë njëri-tjetrin ashtu siç jemi. Edhe pse çështje dytësore, ato po përçajnë pjesëtarët e xhamive. Konfliktet në xhami, të cilat janë simbol i mirëkuptimit dhe tolerancës, arrijnë deri në sharje dhe akuza të ndryshme ndaj njëri-tjetrit.
Pikërisht për këto probleme diskuton autori Amër Halid në këtë libër. Përmes temave të trajtuara ai mundohet ta sqarojë domosdoshmërinë e tolerancës, mirëkuptimit dhe bashkëjetesës; pastaj edhe të tregojë mbi nevojën e mësimit të artit të komunikimit me të tjerët.