Fuqia e të menduarit kritik
CHF19.90
Fuqia e të menduarit kritik është një përpjekje për të përmbushur kërkesat që mësuesit dhe pedagogët i presin nga çdo libër i mirë dhe përmban njohuritë fillestare, dijet bazë që Iidhen me mënyrën e parashtrimit të argumenteve dhe nxjerrjes së përfundimve.
Titulli: Fuqia e të menduarit kritik
Autor: Lewis Vaughn & Chris MacDonald
Shtëpia Botuese: Center of Democratic Education
Më Tepër
Disa prej karakteristikave dalluese të këtij libri, që nuk gjenden në librat e tjerë, janë:
1. Trajtim i plotë i metodës për të arritur në shpjegimin më të mirë.
2. Trajtim i gjerë i arsyetimit shkencor.
3. Të nxënët në të gjitha lëndët.
4. Vendosja e theksit te vlerësimi i fakteve, kompetenca dhe besueshmëria.
5. Modulet për të shkruarin si njësi më vete me përshkallëzim gradual.
6. Koleksione të mëdha e të shumëllojshme ushtrimesh.
Libri përmban qindra ushtrime, të nxjerra nga një gamë e gjerë burimesh, të konfiguruara në një shumëllojshmëri formash. Brenda çdo kapitulli ushtrimet jepen në mënyrë progresive, nga më të thjeshtat te më të ndërlikuarat, nga më elementaret te më të më përparuarat, dhe nga më të njohurat te ato më të pazakontat.
Ky tekst mund t’i ndihmojë studentët të kalojnë nga të nxënët pasiv në nxënët aktiv duke shfrytëzuar mënyra të shumta.