Fuqia njerëzore dhe rruga drejt madhështisë

CHF6.00

5 stok

Tematika e ketij libri ka të bëjë me format dhe mundësitë e planifikimit dhe të përceptimit të së ardhmes. Po ashtu, ky libër do të shtjellojë llojet e fuqive njerëzore si dhe pengesat dhe peripecitë që dalin gjatë rrugëtimit drejtë madhështisë.

Titulli: Fuqia njerëzore dhe rruga drejt madhështisë
Autorë: Dr. Ibrahim El-Fekij
Përktheu: Mr. Artan Musliu
Redaktor profesional: Mr. Lulzim Beqiri
Redaktor gjuhësor: Hysen Maloku
Kopertina: Dorlir Kraja
Përgatiti për shtyp: Fatos Beqiri
Shtypi: Focus Print – Shkup
Për botuesin: Bashkim Avdiu
Botues: Sira

Prej disa vitësh është formuar dhe është themeluar një shkencë e re dhe shumë e rëndësishme. Fjala është për shkencën mbi aftësitë dhe fuqitë njerëzore, kjo shkencë tani më veçse është bërë markë tregtare e njohur botërisht. Kjo shkencë ka për qëllim të përmbush kërkesat esenciale dhe elemtare të njeriut. Këto kërkesa shfaqen në përpjekjen dhe angazhimin e vazhdueshëm për të shënuar progres dhe për të avancuar vetën drejt përsosmërisë dhe perfeksionimit. Këtë rrugëtim dhe këtë mund, njeriu e jep me të vetmin synim dhe me të vetmin qëllim, të bëhet sa më i mirë dhe sa më i përkryer.

Para këtij rrugëtimi dhe këtij mundi padyshim se dalin shumë barriera dhe peripeci që kanë për qëllim pengimin apo edhe ndalimin e plotë nga vazhdimi i kësaj rruge. Ndoshta prej barrierave dhe peripecive më kryesore që e pengojnë këtë rrugëtim është insistimi i njeriut që çdo herë të jetë i kapur dhe i mbështetur pas gjërave të zakonshme dhe të trashëguara tradicionalisht në jetën e tij.

Kategoritë

Fuqia njerëzore dhe rruga drejt madhështisë