Gjuha Shqipe 1

CHF11.90

Out of stock

Gjuha shqipe 1 për klasën e 1-rë. Teksti Gjuha Shqipe 1 eshtë hartuar ne përshtatje me programin e kësaj lënde për klasën e parë të arsimit fillor nëntëvjeçar.

Titulli: Gjuha Shqipe 1
Autore: Mirela Tërova, Ibe Mustafa
Botues: Latif Ajrullai, Rita Petro
Konsulent shkencor: Prof. Dr. Vehbi Kadriu
Redaktore përgjegjëse: Natasha Pepivani
Recensente: Prof. Dr. Luljeta Isaku, Shurete Rustemi, Batushe Bela
Redaktore letrare: Kosovare Kelmendi
Arti grafik: Eva Kukaleshi, Ledia Kostandini
Botime shkollore Shtëpia Botuese Albas
Shtypur në shtypshkronjën: DEA PRINT

Gjuha shqipe 1 për klasën e 1-rë. Teksti Gjuha Shqipe 1 eshtë hartuar ne përshtatje me programin e kësaj lënde për klasën e parë të arsimit fillor nëntëvjeçar.

Temat mësimore janë paraparë që të zhvillohen në 216 orë mësimore. Ato janë grupuar që të zhvillohen në 36 njësi mësimore, të cilat korrespondojnë me numri e shkronjave të alfabetit dhe me javët mësimore.

Çdo njësi mësimore është planifikuar të zhvillohet në 6 orë ku përfshihen të gjitha fushat programore. Vendin kryesor e zë komunikimi – Të dëgjuarit dhe Të folurit e nxënësit. Kjo fushë programore është e gërshetuar me Letërsinë, pra me Pjesën e ilustruar në tekst si dhe me Përgatitjen për Lexim dhe Shkrim fillestar. Pjesa e leximit (e ilustruar me figura në Tekstin e nxënësit) do të jepet e plotë në Tekstin e mësuesit, e shoqëruar me pyetjet përkatëse që lidhen me:

Kuptimin e pjesës,
Analizën e pjesës (Koha, vendi, ngjarja, personazhi),
Pasurimin e fjalorit të nxënësit rreth temës së caktuar,
Aftësimin e nxënësit për të dëgjuar dhe për të folur rreth temës së caktuar,
Ushtrimin gjuhësor, që lidhet me tingullin, shkronjën, fjalën, fjalinë, renditjen e fjalëve në fjali, tekstin, numrin, gjininë, si dhe drejtshkrimin e drejtshqiptimin.
Ky proces mund të zhvillohet në 4-5 orë mësimore.

Në tekstin e nxënësit i kushtohet vëmendje Lexim- shkrimit të shkronjave që në program është parashikuar 30 orë. Në tekst nxënësi njihet me shkronjën e madhe të shtypit, me figurat që ilustrojnë fjalën që përmban shkronja, si dhe ushtrohet në të shkruar dhe në të vizatuar të kësaj shkronje. Kjo realizon objektivin e programit që parashikon: “ nxënësi të nxitet për të shkruar (vizatuar) elemente të shkronjave të shtypit”; “Të njohë shkronjat e mēdha të shtypit të gjuhës standarde shqipe”; “Të aftësohet për të njohur vizualisht (‘lexim”) të fjalëve që i has më shpesh” dhe të bëjë dallimin ndërmjet shkronjës dhe fjalës si dhe ndërmjet fjalës e fjalisë. Teksti është konceptuar me dy ndarje:

LEXOJMË FIGURAT – NJOHIM SHKRONJAT
USHTROHEMI DHE ARGËTOHEMI

Mësuesi mund t’i alternojë materialet mësimore të të dy ndarjeve sipas kërkesave dhe metodave që do të përdorë në mësimdhënie.

Kategoritë

Gjuha Shqipe 1

CHF11.90