Gra të shquara në historinë islame, poetet më të dëgjuara
CHF3.00
Islami shënoi një pikë të madhe kthimi në historinë e gruas. Përmes tij, gruaja rifitoi të drejtat e nderit të saj, prej të cilave kjo kishte qenë e privuar për shekuj me radhë në errësirën paraislamike. Islami përtriu të drejtat e saj të plota për të filluar një jetë fisnike nën hijen e një sistemi të civilizuar dhe të lavdishëm.
Titulli: Gra të shquara në historinë islame, poetet më të dëgjuara
Autor: Shaban Mustafa Kazamil
Përktheu: Gentian Bodlli
Redaktor: Alban Kodra
Dizajni: Shtypshkronja Mileniumi i Ri
Botues: Shoqata Kulturore Gruaja
Shtypi: Shtypshkronja Mileniumi i Ri
Islami shënoi një pikë të madhe kthimi në historinë e gruas. Përmes tij, gruaja rifitoi të drejtat e nderit të saj, prej të cilave kjo kishte qenë e privuar për shekuj me radhë në errësirën paraislamike. Islami përtriu të drejtat e saj të plota për të filluar një jetë fisnike nën hijen e një sistemi të civilizuar dhe të lavdishëm.
Kjo bëri që në shekujt e parë të islamit të evidentohen figura të rëndësishme grash, që u shquan si nëna, bija, luftëtare, dëshmore, poete dhe mësuese brezash. Në mënyrë që shembulli i tyre të jetë frymëzim edhe për kohën tonë, shoqata Gruaja ka përgaditur një seri librash me biografinë e disa prej këtyre grave, në këtë libër do të paraqiten: Poetet më të dëgjuara në historinë islame.