Gratë në jetën e të dërguarit alejhi selam
CHF16.00
Në këtë libër do të lexoni shumë biografi nga disa gra të cilat ishin në jetën e të Derguarit a.s. të cilat dhanë kontributin e tyre në përhapjen e fjalës së Allahut.
Titulli: Gratë në jetën e të dërguarit alejhi selam
Autori: Muhamed Ali Kutub
Përktheu: Hanife Alija Dauti
Redaktorë: Ejup Musa & Mr. Lulzim Beqiri
Lektor: Behram Mehmeti
Për botuesin: Bashkim Avdiu
Boto: Sira
Shtypi: Focus Print – Shkup
Në këtë libër do të lexoni shumë biografi nga disa gra të cilat ishin në jetën e të Derguarit a.s. të cilat dhanë kontributin e tyre në përhapjen e fjalës së Allahut.
Vërtetë, personi i parë që besoi Allahun si Zot dhe Muhamedin si të dërguar ishte bashkshortja e tij, Hatixhja r.a.. Ajo ishte e para e cila e përkrahu dhe i dha mbështetje të plotë të Dërguarit të Allahut. Tek ajo ai a.s gjeti forcë, siguri dhe ngushllim, pas saj edhe shumë gra të tjera e përqafuan Islamin, jo për shkak të dëshirës së burrave të tyre, ose solidaritetit fisnor ose për tu bindur urdhërit të baballarve të tyre. Por, këto gra e pranuan Islamin në mënyrë të panvarur nga bindja dhe manifestimi i të drejtës së tyre të zgjedhjes. Secila nga këto gra luajti rolin e tyre në mënyrë më të mirë të mundshme dhe më fisnike në arenën e besimit dhe sinqeritetit. Ashtu sikurse nëna e besimtarëve Hatixhja r.a. që ishte personi i parë që pranoi Islamin gjithashtu personi i parë që ra dëshmor në rrugën e Allahut ishte grua: Sumeja.