Gratë pyesin Dijetarët përgjgjen, fetva të zgjedhura rreth çështjes së gruas
CHF6.90
Lexues të nderuar! Shtëpia Botuese Thesari ka nderin që nënave dhe motrave muslimane t’ua prezantojë disa Fetva të Zgjedhura rreth çështjes dhe problemeve me të cilat ballafaqohen gratë gjatë jetës së përditshme.
Titulli: Gratë pyesin Dijetarët përgjgjen, fetva të zgjedhura rreth çështjes së gruas
Përmblodhi: Muhammed El-Musnid
Redaktor: Afet Beadini
Recensues: Mr. Musa Bajrami
Realizimi kompjuterik: Skender Qazimi
Redaktor gjuhësor dhe Korrektor: Bekim Sulejmani
Për botuesin: Afet Beadini
Boton: Sh.B. Thesari – Gostivar
Shtypi: Shtypshkronja Thesari – Dobërdoll
Përfaqësues për Shqipri: Alb – Books
Përfaqësues për Kosovë: Libraria Sira – Prishtinë
Përfaqësues për Mal të Zi: Libraria Selam – Ulqin
Lexues të nderuar! Shtëpia Botuese Thesari ka nderin që nënave dhe motrave muslimane t’ua prezantojë disa Fetva të Zgjedhura rreth çështjes dhe problemeve me të cilat ballafaqohen gratë gjatë jetës së përditshme.
Ky libër ka një rëndësi të madhe ndër besimtarët e trevave tona, të cilët pak i njohin dispozitat që kanë me rregullat – ibadetet e aq më pakë e praktikojnë atë. Përveç tjerash, ky ndoshta është libri i vetëm deri më sot, që i trajton problemet e kësaj lëmie.
Prandaj me botimin e kësaj vepre në gjuhën shqipe do të plotësojmë një zbraztësirë të madhe të kahershme nga kjo lëmi.
Duke pasur parasysh nevojën e madhe të veprave që kanë të bëjnë me legjislacionin Islam, të cilat u mungojnë besimtarëve të trevave tona Sh.B “Thesari”-Gostivar vendosi që të botojë këtë libër dhe kështu të pasurojë bibliotekat e juaja edhe me një vepër mjaft të rëndësishme siç është ky libër.
Lus All-llahun e Madhërishëm që ta bëjë të mundshme që këto fetva t’u sjellin dobi njerëzve; po ashtu, e lus Atë që ti shpërblejë dijetarët për atë që bënë për Islamin dhe muslimanët me shpërblimet më të mira dhe t’ua bekojë mundin e tyre.