Gruaja në Kur’an
CHF7.00
Duke u përgjigjur në pyetjet provokative të cilat i nxisin qëllimkëqinjtë në këtë aspekt: poligamia, trashëgimia e mashkullit sikurse dy femra, parimi i dëshmimit, shkurorëzimi i martesës, gjidhënia e fëmijëve, hixhabi (mbulesa), punësimi i gruas dhe pyetje tä tjera, imam Sha’ravi ne mënyrë të shkëlqyeshme, me argumente nga Kurani dhe hadithi i shpjegon ato. Ka bërë me dije edhe për pasojat e dëmshme dhe tërë tragjedinë e emancipimit tä gruas, ne mënyrë se si atë e kuptojnë Përendimi, masat dhe vlerat përendimore.
Titulli: Gruaja në Kur’an
Titulli i origjinalit: El-Mer’atu fil-Kur‘an
Autorë: Muhammed M. Sharavi
Përkthyes: Sabahudin Fetahu
Radhitja kompjuterike: Jasir Asllani
Ballina: Halim Luta
Botues: Lebbejke
Ky liber është me dobi tä madhe, edhe atë ne frymën e ajeteve me inspiracion dhe zemër, për të gjithä ata që janë në dyshim dhe të hutuar, e ka pregatitur dijetari i madh, Muhammed Muteveli Sha’ravi. Kurani Kerimi shumë lartë e vlerëson femrën (gruan) dhe e respekton ne çdo aspekt.
Ne të kaluarän e hershme, femra nuk äshtä vlerësuar si qenie njerëzore, ndërsa këtë nivel e ka arritur me ardhjen e Islamit, me të cilin bëhet edhe subjekt dhe e gjenë nderin dhe dinjitetin e humbur. Për tä ka gjykuar vetë All-Ilahu i Madh, pas gjykimit të të cilit të gjitha gjykimet e tjera janë më pak të vlefshme: “O ju njerëz! Kini frikë Zotin tuaj që ju ka krijuar prej një veteje (njeriu) dhe nga ajo krijoi palën (shoqën) e saj, e prej atyre dyve u shtuan burrra shumë e gra. Dhe kini frikë All-Ilahun që me emrin e Tij përbetoheni, ruajeni farefisin (akraballëkun), se AII- Ilahu është mbikëqyrës mbi ju.” (Nisa, 1)
Vetë krijimi i femrës është në lidhje më të ngushtë me devotshmërinë dhe besimin. Rruga e saj jetësore krejtësisht është e mbështetur në fe. Ajo është lëndë e kujdesit të vetë All-Ilahut subhanehu ue teala, Për këtë duhet të largohen të gjitha paragjykimet dhe pavërtetësitë për rrezikimin e gruas nën krahët e Islamit. E kemi patjetër, për fat të keq, që të theksojmë se disa botëkuptime për pozitën e gruas dhe të drejtat e saja në disa mjedise “muslimane” janë thellë në kundërshtim me kërkesat dhe dëshirën e All-Ilahut subhanehu ue teala, në emër të të Cilit, të tillët bëjnë padrejtësi të ndryshme ndaj grave.
Gënjehen ata që mendojnë se me të ashtuquajturën, emancipin i femrës në shoqërinë bashkëkohore, ajo e ka zgjedhur statusin e saj. E ardhmja shumë qartë do të tregojë se gruaja muslimane maksimalisht është e trajtuar në Kur’an dhe se statusi i saj më human është nën krahët e fesë Islame.