POSTA FALAS PËR BLERJET MBI 100.-CHF (BRENDA ZVICRËS)

Hadithe të zgjedhura të Pejgamberit alejhi selam

CHF29.00

S’ka stok

Kjo përmbledhje, përveç faktit që prezanton një gjerdan prej afër dymijë hadithesh të përcjella përmes rrugësh të ndryshnre, paraqet një prerje të shkurtër historike të paraqitjes dhe zhvillimit të hadithit në kuadër të shkencës së hadithit, duke filluar nga thëniet individuale deri te përmbledhjet e shumta, vargut të të cilave ia bashkangjesim edhe këtë përzgjedhje të përkthyer në gjuhën shqipe.

Category:

Titulli: Hadithe të zgjedhura të Pejgamberit alejhi selam
Titulli i origjinalit: Izbor Poslanikovih Hadisa
Përktheu dhe i përzgjodhi Boshnjakisht: Jakub Memiq
Përktheu nga Boshnjakishtja: Mr. Elez Ismaili
Redaktoi dhe pregaditi për botim: Hamdi Iljazi
Redaktorë profesional: Prof. Mahir Hasani, Dr. Musli Bajrami
Korrektor: Fatih Ismaili
Redaktor teknik: Azem Zaimi
Ballina: Suhejb Xhemaili
Shtypi: Focus Print – Shkup

 

“Besimtarë janë vetëm ata që i besuan All- llahut dhe të Dërguarit të Tij… ” “…Le të ruhen ata që kundërshtojnë rrugën e tij (të të Dërguarit) se ata do t’i zë ndonjë telashe, ose do t’i godasë dënimi i idhët” (Nur, 62-63).

Kjo përmbledhje, përveç faktit që prezanton një gjerdan prej afër dymijë hadithesh të përcjella përmes rrugësh të ndryshnre, paraqet një prerje të shkurtër historike të paraqitjes dhe zhvillimit të hadithit në kuadër të shkencës së hadithit, duke filluar nga thëniet individuale deri te përmbledhjet e shumta, vargut të të cilave ia bashkangjesim edhe këtë përzgjedhje të përkthyer në gjuhën shqipe.

Në përpjekjet tona për të përcaktuar pikësynimin dhe funksionin e Sunnetit të Pejgamberit (El-Hadith ose El-Akvalë) sidomos duhet kundruar se cilat janë mundësitë për rivendosjen aktive të Sunnetit në jetën e gjithëmbarshme të muslimanëve të mbarë botës, për të cilën do të përpiqemi të përgjigjemi në kuadër të këtij shënimi.

Këtë përmbledhje të haditheve e konsiderojmë vepër kapitale të literaturës islame. Përmes tërësive tematike, para së gjithash, lexuesve qartazi u tërhiqet vëmendja në Pejgamberin e fundit të All-llahut xh.sh.;që të zbulojnë personalitetin e tj njerëzor dhe pejgamberik; të zbulojnë etikën e tij, mendimin dhe shpirtin e tij fisnik. Madje, jepet një skicë e rrumbullakuar e karakterit të misionit të Pejgamberit tonë, i cili mision shënoi një epokë të re në historinë botërore dhe qe platformë e një qytetërimi dhe kulture të re; që me forcën e brendshme të mesazhit frymëzoi madje edhe sot e kësaj dite frymëzon transformime te nduarnduarta në sferat e përshpirtënisë dhe praksës njerëzore.

Sunneti si traditë e shtresuar dhe shumë e vlefshme si dhe Hadithi si dëshmi gojore e asaj tradite, shumë herët, qysh në kohën e Pejgamberit alejhisselam bëhen pjesë e pajetërsueshme e jetës se përditshme të njerëzve si në rrafshin individual ashtu edhe në atë shoqëror.

Kategoritë

Hadithe të zgjedhura të Pejgamberit alejhi selam

CHF29.00