POSTA FALAS PËR BLERJET MBI 100.-CHF (BRENDA ZVICRËS)

Hadixheja [radijallahu anha] dhe pasardhësit e saj

CHF14.90

6 stok

S’është ekzagjerim të thuhet: ‘’Vështir se gjendet një musliman, kudo në botë, i cili nuk ka dëgjuar për Hadixhen r.a., bashkëshorten e pare të Muhamedit s.a.v.s. dhe të konvertuarën e parë në misionin e tij s.a.v.s. Të shumta janë grate që kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në qytetërimin islam, roli i Hadixhes r.a. në fazat e para të Islamit është i pashembullt.

Titulli: Hadixheja [radijallahu anha] dhe pasardhësit e saj
Titulli i librit në gjuhën agleze: Golden Stories of Sayyida Khadijah – Mother of the Believers
Autor: Abdulmalik Muxhahid
Përkthyes: Osman Osmani
Redaktorë profesional: Hasan Baftijari, Mervan Jakupi
Redaktor gjuhësor: Naim Lapardhaja
Korrektor: Agim Abazi
Radhitja kompjuterike: Bleta Osmani
Kopertina: Jusuf Saliu
Shtypi: Furkan Print – Shkup
Botues: Sh. B. Furkan ISM

S’është ekzagjerim të thuhet: ‘’Vështir se gjendet një musliman, kudo në botë, i cili nuk ka dëgjuar për Hadixhen r.a., bashkëshorten e pare të Muhamedit s.a.v.s. dhe të konvertuarën e parë në misionin e tij s.a.v.s. Të shumta janë grate që kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në qytetërimin islam, roli i Hadixhes r.a. në fazat e para të Islamit është i pashembullt.

Përveç, atributeve të lavdërueshme, Hadixheja r.a. qe e nderuar të jetë personi i pare që e përqafoi thirrjen e Muhamedit s.a.v.s. në Islam. E njohur si Tahire edhe para Islamit, Hadixheja r.a. ishte vajza e Huvejlidit, një tregtari të pasur dhe udhëheqësit të komunitetit. Ajo ishte një grua e hijshme dhe e mençur, e cila shquhej si tregtare e suksesshme. Si nënë, i rriti dhe edukoi femijët e saj në mënyrën më të mire të mundshme. Më pas, kur erdhi koha për ta mbështetur misionin e Muhamedit s.a.v.s., ajo nuk nguroi të shpenzonte gjithë pasurinë e saj për ta mbështetur kauzen e Islamit.

Ndonëse mund ta përballonte luksin e kësaj bote, ajo iu bashkua bashkëshortit të saj dhe antarëve të tjerë të bashkësisë së tij në ekzil për tri vite të vështira në Shi’b Ebi Talib. Si  rrjedhojë, Xhibrili a.s. e njoftoi Muhamedin s.a.v.s., se Allahu ia kishte premtuar Hadixhes r.a. një pallat në Xhenet.

Kategoritë

Hadixheja [radijallahu anha] dhe pasardhësit e saj

CHF14.90

Add to Cart