Hafizët tanë gjatë historisë ( shek. XVIII – 2010 )
CHF16.90
Librin e titullova: Leksikoni i Hafizëve tanë gjatë historisë, nga arsyeja se nuk më jepej, nuk bëja ballë dot që ti ndajë në ngastra siç është copëtuar Gadishulli Ilirik nga fuqitë e mëdha të shekullit 19 për interesa e qëllime shtypëse ndaj popujve të pambrojtur. Kush janë këta ’’ Hafizët tanë ’’?. Kjo dihet. Ose duhet të dihet, se kush bëjnë pjesë këtu. Këtu bëjnë pjesë të gjithë ata hafizë që i përkasin Gadishullit Ilirik, pavarsisht kur dhe ku kanë jetuar. Të gjithë i konsideroj si ’’Hafizët tanë’’. Dhe janë të tanët.
Titulli: Hafizat tanë gjatë historisë – Leksikon ( shek. XVIII – 2010 )
Autorë: Dr. Feti Mehdiu
Recenzentë: Ismail Rexhepi, Sadik Mehmeti
Korrektor: Feti Mehdiu – Sadik Mehmeti
Disajni dhe faqosja: Zeni Ballazhi
Shtypi: Tringa Desing
Nëse nuk mund ta bësh si duhet, bëre si ke mundësi. Kjo moto personale ka lindur nën ndikimin e hadithit të Pejgamberit Muhammed a.s. i cili thoshte: ‘’ Çka nuk arrihet në tërësi nuk lihet në tërësi’’. Prandaj, edhe unë kështu po vazhdoj. Tash për tash nuk kam mundësi për më mirë. Kush din dhe mundt më mirë, rrugën e ka të lirë.!
Librin e titullova: Leksikoni i Hafizëve tanë gjatë historisë, nga arsyeja se nuk më jepej, nuk bëja ballë dot që ti ndajë në ngastra siç është copëtuar Gadishulli Ilirik nga fuqitë e mëdha të shekullit 19 për interesa e qëllime shtypëse ndaj popujve të pambrojtur. Kush janë këta ’’ Hafizët tanë ’’?. Kjo dihet. Ose duhet të dihet, se kush bëjnë pjesë këtu. Këtu bëjnë pjesë të gjithë ata hafizë që i përkasin Gadishullit Ilirik, pavarsisht kur dhe ku kanë jetuar. Të gjithë i konsideroj si ’’Hafizët tanë’’. Dhe janë të tanët.
Këtu përfshihet hapësira gjeografike ku i thuhej bukës bukë e ujit ujë.