Hartë e Ligjërimit Islam Bashkëkohor tek Shqiptarët
CHF19.90
Hoxhë Sabahudin Jashari qartëson qysh në zanafillë se ka për qëllim të ofrojë një metodologji të plotë dhe të qartë të paraqitjes së vlerave dhe parimeve të Islamit në aktualitetin shqiptar. Qartazi, kjo nuk përbën vetëm reflektime individuale, por edhe një propozim për të tjerët që të përfshihen në këtë formë të menduari.
Titulli: Hartë e Ligjërimit Islam Bashkëkohor tek Shqiptarët
Autori; Sabahudin Jasharit
Hoxhë Sabahudin Jashari qartëson qysh në zanafillë se ka për qëllim të ofrojë një metodologji të plotë dhe të qartë të paraqitjes së vlerave dhe parimeve të Islamit në aktualitetin shqiptar. Qartazi, kjo nuk përbën vetëm reflektime individuale, por edhe një propozim për të tjerët që të përfshihen në këtë formë të menduari. Kjo përpjekje, vëren autori, është rezultat i dy proçeseve. Së pari vjen prej edukimit të tij në Universitetin e Medines në Arabinë Saudite si dhe atë të Ezherit në Egipt, dhe më pas prej punës së tij si predikues në Shqipëri. Ky libër është njëkohësisht një reflektim mbi ato që autori mendon të vendosë si prioritete të punës së tij të ardhme. Në këtë kuptim, më shumë se një hartë të së tashmes, autori duket të propozojë një hartë të udhëtimit të ardhshëm për ‘faktorët e ligjërimit islam shqiptar’, një hartë e ngritur mbi parime doktrinare fetare, por edhe mbi shqetësimet aktuale të shoqërisë shqiptare.Ndoshta një nga propozimet më të rëndësishme të autorit është ajo e reflektimit mbi traditën e mendimit fetar shqiptar përpara komunizmit.