Hiqe këpucën!
CHF11.90
Me parathënie nga Paulo Coelho
Titulli: Hiqe këpucën – Me parathënie nga Paulo Coelho
Autor: Jasir Harib
Shtëpia botuese: AJAN
Vazhdoi të ecte symbyllur, por zemërhapur, duke dëgjuar zërin e erës që veç shtohej sikur donte t’i thoshte diçka dikujt. U orvat të hapte sytë, por nuk mundi. Vendosi të ndalonte pak dhe të fshihet pas trupit të devesë derisa të mundet të fshijë rërën e ngjitur vetullave dhe qerpikëve të tij. I hapi sytë si ai që largon nga sytë një letër të ngjitur me tutkall. Dalloi dritë që depërtonte pluhurin nga larg. la nguli mirë sytë me qëllim që ta fiksonte vendin. Iu afrua burimit të dritës ku ndjeu një valë të ngrohti që i përshkoi gjithe trupin. Kur mbërriti dalloi një oazë të vogël të rrethuar nga dis palma. Me të hyrë u ndal dhe zëri i egër i erës, sikur universi të kish ndaluar përnjëherë të marrë frymë. Hodhi sytë andej-këndej nëpër atë oazë dhe aty dalloi një të moshuar që kishte mbështetur kokën te trungu i një palme dhe kishte mbyllur sytë.
U zhyta një ditë të ftohtë dhe kur iu afrova fundit të detit, rëra i ngjante një stuhie rëre shkretëtire dhe nuk arrija të shihja gjë. Urreka të prek fundin me dorë dhe sa herë që prekja ndonjë guaskë e hidhja në rrjetën e varur në qafë. Një moment preka një guaskë të madhe dhe ndjeva që ajo do të ketë ndonjë margaritar të çmuar brenda, por fatkeqësisht njëri nga miqtë e mi ma rrëmbeu. Kur ndjeva që dora e tij ishte mbi guaskën time, e largova dorën dhe vazhdova më tej. Pasi u ngjitëm në kuvertën e anijes filluam të hapim rrjetat dhe të nxjerrim guaskat. Futa dorën në rrjetën time dhe ajo preku guaskën e madhe, po atë që kisha prekur në fund të detit. E hapa me vështirësi dhe akoma pa larguar kapakun lart, shkëlqeu një margaritar i madh brenda, të cilin detarët zakonisht e quajnë Dana.