Historia e Perandorisë Osmane dhe e Turqisë moderne, Vëllimi i dytë – Reforma, Revolucioni dhe Republika, Lindja e Turqisë moderne 1808 – 1975

CHF28.00

Out of stock

Vëllimi i dytë shqyrton modernizimin e Perandorisë Osmane gjatë shekullit të nëntëmbëdhjetë dhe në fillim të shekullit të njëzetë, përhapjen e nacionalizmit mes popujve të saj dhe ndryshimet revolucionare në institucionet dhe në shoqërine osmane që çuan në rënien e Perandorisë dhe në lindjen e Republikës së Turqisë. Ky vëllim që është mbështetur në kërkime të zgjeruara në arkivat osmane dhe burimet perendimore, analizon trysninë e jashtme, masat reformuese, ndryshimet institucionale dhe lëvizjet intelektuale që pësoi shoqëria heterogjene osmane gjatë shekullit të fundit të Perandorisë.

Titulli: Historia e Perandorisë Osmane dhe e Turqisë moderne, Vëllimi i dytë – Reforma, Revolucioni dhe Republika, Lindja e Turqisë moderne 1808 – 1975
Titulli i origjinalit: History  of the Ottoman Empire and Modern Turkey, Reform, Revolution and republic, The Rise of modern Turkey 1808 – 1975
Autorë: Stanford J. Shaw, Ezel Kural Shaw
Përkthyen: Olsi Jazegji, Edvin Cami
Arti grafik: Kleida Maluka
Botues: Jehona Study Center

“Reforma, revolucioni dhe republika. Lindja e Turqisë moderne, 1808-1975‘‘ është libri i dytë i veprës me dy vëllime “Historia e Perandorise Osmane dhe e Turqisë moderne” (vëllimi i parë trajton periudhën nga viti 1280 deri më 1808, në të cilen turqit osmanë shtrinë sundimin e tyre nga një principate e vogël ne veriperëndim të Anadollit, në një perandori që, ne kohën e shkëlqimit të saj, përfshiu të gjithë Evropën Juglindore). Vëllimi i dytë shqyrton modernizimin e Perandorisë Osmane gjatë shekullit të nëntëmbëdhjetë dhe në fillim të shekullit të njëzetë, përhapjen e nacionalizmit mes popujve të saj dhe ndryshimet revolucionare në institucionet dhe në shoqërine osmane që çuan në rënien e Perandorisë dhe në lindjen e Republikës së Turqisë. Ky vëllim që është mbështetur në kërkime të zgjeruara në arkivat osmane dhe burimet perendimore, analizon trysninë e jashtme, masat reformuese, ndryshimet institucionale dhe lëvizjet intelektuale që pësoi shoqëria heterogjene osmane gjatë shekullit të fundit të Perandorisë.

Autorët pershkruajne se si refomatorët e shekullit të nëntëmbëdhjete ia dolën të reformojnë Perandorine në shpërberje, duke nisur me Tanzimatin (1839-1876), duke vazhduar gjatë mbreterimit të sulltan Abdylhamitit II (1876-1909) e deri ne periudhën e Turqve të Rinj (1908-1918). Ata merren, gjithashtu, edhe me Çështjen Lindore dhe me ngjarjet madhore, si Lufta e Krimesë, Kriza Libaneze, Çështja Maqedonase, Lufta Ruso-Turke Kongresi i Berlinit, Luftërat e Ballkanit dhe revoltat armene, si dhe Deklarata e Balfurit, që ishin pasojë e synimeve të fuqive imperialiste të Evropës per të shfrytëzuar rënien osmane ne të mirë të tyre.

“Reforma, revolucioni dhe republika”, gjithashtu, studion ngjarjet e rendesishme që kanë ndodhur ne Republiken e Turqisë nga viti 1923 më 1975, duke përfshirë reformat e nisura nga Mustafa Qemal Ataturku, asnjanësine në Luftën e 2 Botërore, lindjen e demokracisë shumëpartiake, Qipron, qështjen e narkotikëve dhe marrëdhëniet e Turqisë me Perëndimin, përfshirë pjesemarrjen e saj në NATO. Vëllimi mbyllet me nje analizë të ndërtimit kushtetues e politik të Turqisë bashkëkohore dhe të problemeve të saj kryesore të brendshme e të jashtme.

Kategoritë

Historia e Perandorisë Osmane dhe e Turqisë moderne, Vëllimi i dytë – Reforma, Revolucioni dhe Republika, Lindja e Turqisë moderne 1808 – 1975

CHF28.00