Historia e Perandorisë Osmane dhe e Turqisë Moderne, Vëllimi i pare – Perandoria e Gazinjve, Ngritja dhe rënia e Perandorisë Osmane 1280 – 1808
CHF25.00
Teksti “Perandoria e Gazinjve: Ngritja dhe Rënia e Perandorisë Osmane, 1280-1808” është i pari i dy vëllimeve të veprës me titull “Historia e Perandorisë Osmane dhe e Turqisë moderne”. Ai përshkruan se si turqit osmanë, një grup i vogël luftëtarësh nomadë, arritën të zgjerojnë sundimin e tyre nga një principatë e vogël në veriperëndim të Anadollit mbi kufirin e Perandorisë Bizantine, në një ndër perandoritë më madhështore të Azisë e të Evropës sä shekullit të pesëmbëdhjetë e të gjashtëmbëdhjetë, që u shtri nga Hungaria veriore deri në Arabinë jugore dhe nga Krimeja deri matanë Afrikës sä Veriut, dhe deri në Oqeanin Atlantik.
Titulli: Historia e Perandorisë Osmane dhe e Turqisë Moderne, Vëllimi i pare – Perandoria e Gazinjve, Ngritja dhe rënia e Perandorisë Osmane 1280 – 1808
Titulli i origjinalit: History oft the Empire and Modern Turkey, Volume I – Empire of the gazis, The Rise and Decline of the Ottoman Empire 1280 – 1808
Autorë: Stahford J. Shaw
Përkthyen: Olsi Jazegji, Edvin Cami
Arti grafik: Kleida Maluka
Botues: Jehona Study Center
Teksti “Perandoria e Gazinjve: Ngritja dhe Rënia e Perandorisë Osmane, 1280-1808” është i pari i dy vëllimeve të veprës me titull “Historia e Perandorisë Osmane dhe e Turqisë moderne”. Ai përshkruan se si turqit osmanë, një grup i vogël luftëtarësh nomadë, arritën të zgjerojnë sundimin e tyre nga një principatë e vogël në veriperëndim të Anadollit mbi kufirin e Perandorisë Bizantine, në një ndër perandoritë më madhështore të Azisë e të Evropës sä shekullit të pesëmbëdhjetë e të gjashtëmbëdhjetë, që u shtri nga Hungaria veriore deri në Arabinë jugore dhe nga Krimeja deri matanë Afrikës sä Veriut, dhe deri në Oqeanin Atlantik. Duke qenë se Perandoria Osmane, në shkëlqimin e saj, mishëronte të gjithë Evropën Juglindore, Anadollin, botën Arabe dhe trojet në kufi me Detin e Zi, historia e saj përfshin jo vetëm turqit, por edhe ata popuj të shumtë si grekët, hungarezët, popujt e ish-Jugosllavisë, bullgarët, rumunët, shqiptarët, arabët, kurdët, tartarët e Krimesë, armenët, hebrenjtë dhe të tjerë gjatë shekujve të sundimit osman. Prania osmane pati një ndikim të rëndësishëm në synimet ushtarake, ekonomike e diplomatike të shteteve si Franca, Rusia, Anglia dhe Austria. Ndaj edhe të kuptuarit e plotë të historisë së Evropës së asaj kohe nuk mund të arrihet pa këndvështrimin që na siguron njohja e fqinjve të fuqishëm të këtyre shteteve në jug e në lindje.
Ky vëllim, i mbështetur gjerësisht në burimet arkivore osmane, hedh tej pragjykimet e grumbulluara ndër shekuj dhe e përshkruan perandorinë e sulltanëve si një shoqëri të gjallë, në ndryshim të vazhdueshëm, të sunduar nga klasa e vogël sunduese shumëkombëshe osmane, me në krye sulltanin. Megjithatë sunduesit kishin një rreze aq të ngushtë të veprimit të qeverisjes, saqë shtetasit e Perandorisë, myslimanë a jomyslimanë qofshin, ishin lënë të lirë të jetonin jetën e tyre e të zbatonin fenë dhe zakonet e tyre me shumë pak ndërhyrje nga jashtë. Shpërbërja e gjatë e Perandorisë, që nisi në fund të shekullit të gjashtëmbëdhjetë, është përshkruar e analizuar bashkë me pasojat e saj politike, ekonomike e shoqërore, të cilat janë paraqitur në hollësi. Janë shqyrtuar, gjithashtu, përpjekjet e bëra për ta rikthyer fuqinë osmane duke rivendosur institucionet dhe praktikat që kishin sjellë suksesin e saj në kohët më të hershme. Kujdes i veçantë i është kushtuar edhe kulturës osmane gjatë shekujve të shkëlqimit dhe të rënies.
“Perandorza e Gazinjve” përfundon me një përshkrim të mbretërimit tragjik të sulltan Selimit III (1789-1807), përpjekjet e të cilit për të ngritur një ushtri e thesar bashkëkohor për të shpëtuar Perandorinë u fundosën nën dallgën e Revolucionit Francez dhe të babëzisë së shteteve të mëdha të Evropës për të ndarë në të mirë të tyre, plaçkën dhe gjithë ç’mbeti.