Historia Osmane dhe Institucionet
CHF29.90
Shumë libra janë shkruar nga autorë të vendeve perëndimore për Perandorinë Osmane.Libra të tillë përgjithësisht janë të mbushur me paragjykime e pasaktësi edhe pse nuk bazohen në burime dokumentare origjinale.Ndërsa ky libër i Prof.Dr.Maksudoglu bazohet në dokumente autentike të formuluara në kohën kur ato kishin fuqi veprimi.
Titulli: Historia Osmane dhe Institucionet
Titulli i origjinalit: Osmannli History and Institutions
Autor: Prof. Dr. Mehmet Maksudoğlu
Botime “ALSAR”
Përktheu: Enilda Meidani
Redaktoi: Petrit Bezhani
Faqosja & Kopertina: Halil Berisha
BORDI BOTUES-ALSAR Mehdi Gurra – Kryetar bordi, Sajmir Rusheku -Teolog, Prof.Dr. Zyhdi Dervishi -Sociolog, Prof.Dr. Luan Malltezi -Historian, Dr.Abaz Hado – Mjeshtër i Madh, Shaban Murati – Mjeshtër i Madh, Sherif Delvina-Historian
Shumë libra janë shkruar nga autorë të vendeve perëndimore për Perandorinë Osmane.Libra të tillë përgjithësisht janë të mbushur me paragjykime e pasaktësi edhe pse nuk bazohen në burime dokumentare origjinale.Ndërsa ky libër i Prof.Dr.Maksudoglu bazohet në dokumente autentike të formuluara në kohën kur ato kishin fuqi veprimi.
Autori argumenton se , ndryshe nga perandoritë e tjera në historinë e shoqërisë njerëzore , Perandoria Osmane ka funksionuar si DEVLET i bazuar në parimet e KURANIT, që kultivonin mendësitë e praktikat e respektimit të kulturave të formave të organizimit ekonomik e shoqëror , të arsimimit e të arteve të popujve të ndryshëm.
Ky libër, drejtpërdrejt dhe tërthorazi, hedh dritë mbi çështje të ndryshme të zhvillimit të shoqërisë shqiptare që nga fillimi i shekullit XV deri në vitin 1912. “Në Shtetin Osman ka patur 32-35 Sadrazamë me detyrë. Në këtë mënyrë shqiptarët kanë sunduar botën përmes këtij shteti”.Duhet cekur kontributin e dhënë nga shqiptarët për Shtetit Osman, si p.sh. arkitektin Sedefkar Mehmet Aga nga Elbasani i cili ka ndërtuar Xhaminë Blu në Stamboll, rektorin themelues të Universitetit të Stambollit, Hoxha Hasan Tahsin, Sami Frashërin i cili njihet si shkrimtari i romanit të parë në gjuhën turke dhe fjalorit të pare enciklopedik, autorin e himnit kombëtar të Turqisë, Mehmet Akif Ersoy, etj.
Gjithashtu shpresoj që libri i Maksudoglu të jetë një reference për studiuesit shqiptarë, duke vënë theksin tek të përbashkëtat e shumta mes dy popujve. Autori i librit, Maksudoğlu, gjithmonë është i gatshëm për t’iu përgjigjur të gjitha pyetjeve që bëhen në lidhje me librin e tij. Ai duke vënë në dukje se ato që ai shkruan në librin e tij janë risi edhe për shumë studiues në Turqi, ka theksuar se historia ka nevojë për rifreskime. Nisur nga kjo Maksudoğlu shton se edhe historia osmane ka nevojë për rifreskime.