Historitë e Profetëve
CHF32.00
Historitë e profetëve janë një realitet që përsëritet çdo ditë në jetën tonë. Ato janë ngjarje të njëllojta, por me personazhe të ndryshëm. Teksa flasim mbi historitë e tyre, sikur ne flasim mbi jetën tonë, por para mijëra viteve.
Titulli: Historitë e Profetëve
Autor: Amër Halid
Përkthyes: Elmaz Fida
Numri faqeve: 600
Formati: B5
Botues: Furkan ISM
Historitë e profetëve janë një realitet që përsëritet çdo ditë në jetën tonë. Ato janë ngjarje të njëllojta, por me personazhe të ndryshëm. Teksa flasim mbi historitë e tyre, sikur ne flasim mbi jetën tonë, por para mijëra viteve. Vetë Kur’ani Famëlartë, mrekullia e përjetshme deri në Ditën e Kijametit, një e treta e tij, përbëhet nga histori të profetëve. A nuk tregon diçka e tillë mbi rëndësinë e këtyre historive! Zoti i Madhërishëm e ka ditur që njerëzimi do të përjetonte këtë zhvillim të jashtëzakonshëm, megjithatë e ka mbushur Kur’anin me histori të tilla rreth profetëve.
Historitë e profetëve në këtë libër janë trajtuar sipas një këndvështrimi të ri, sikur asnjëherë më parë deri tani.
Autori në parathënien e tij na bën me dije qëllimet e këtij libri:
Qëllimi i parë, t’i forcojë besimtarët dhe t’i bëjë të qëndrueshëm. Thotë Zoti në Kur’an rreth kësaj: “Të gjitha këto që t’i rrëfyem ty nga lajmet e profetëve, janë që ta forcojnë zemrën tënde. Në to të ka ardhur e vërteta dhe këshilla, si dhe përkujtime për besimtarët.” (Hud: 120)
Qëllimi i dytë, që të nxjerrim mësim prej tyre. Thotë Zoti në Kur’an: ”Në historitë e tyre ka shembuj për njerëzit me mendje. Ato nuk janë histori të trilluara, por janë vërtetuese të asaj që të është shpallur ty dhe sqarim për çdo gjë, udhëzim dhe mëshirë për ata që besojnë.” (Jusuf: 111)
Nëse dëshiron ta pastrosh zemrën nga sëmundjet shpirtërore, mënyrën se si ta bësh këtë e gjen tek historitë e profetëve. Kërkon të përsosësh moralin? Atë e gjen tek historitë e profetëve. Nëse kërkon të mësosh si t’i edukosh fëmijët e tu, atë e gjen tek historitë e profetëve. Nëse kërkon të mësosh se si të reagosh në fatkeqësi dhe kur përballesh me vështirësi, atë e gjen tek historitë e profetëve.
Qëllimi i tretë është që t’i kemi si shembull në jetën tonë. Ata janë me qëllim që ne të ndjekim rrugën dhe të ecim në gjurmët e tyre. Problemi më i madh i rinisë së sotme, është se nuk kanë një shembull model që ta ndjekin. Nëse do të dëgjosh apo lexosh historitë e profetëve, do të ndjesh se do të fillosh ta duash secilin prej tyre dhe do të duash që secilin ta kesh model për ta ndjekur.
Qëllimi i katërt është që të forcojnë besimin në zemrat e besimtarëve.
Qëllimi i pestë, të na mësojnë si t’i ftojmë të tjerët në Islam.
Qëllimi i gjashtë, që të lehtësohet kuptimi i Kur’anit. Shpeshherë, teksa lexojmë Kur’an, hasim vështirësi me kuptimin e tij. Pasi të njohim historitë e profetëve, do ta kemi më të lehtë ta kuptojmë Kur’anin.
Qëllimi i shtatë është që të rregullohen familjet.