Historitë më të bukura të njerëzve të mirë
CHF22.00
Allahu i Madhëruar thotë: “Pa dyshim, eulijatë (miqtë) e Allahut nuk do të kenë arsye për t’u frikësuar dhe as për t’u dëshpëruar. Të tillë janë ata që besojnë dhe që i frikësohen Allahut.” {Junus:62}.
Titulli: Historitë më të bukura të njerëzve të mirë
Përshtati dhe përktheu: Saimir Ruhi Bulku
Korrektoi: Saimir Ruhi Bulku
Redaktor gjuhësor: Roald A. Hysa
Përpunimi grafik & kopertina: Ilmi Shahu
Shtypi: Mileniumi i Ri
Allahu i Madhëruar thotë: “Pa dyshim, eulijatë (miqtë) e Allahut nuk do të kenë arsye për t’u frikësuar dhe as për t’u dëshpëruar. Të tillë janë ata që besojnë dhe që i frikësohen Allahut.” {Junus:62}.
Allahu i Madhëruar thotë në Kuranin e Shenjtë: “Ne po t’i tregojmë ty disa nga historitë e të dërguarve, për të ta forcuar zemrën.” {Hud: 120}.
Rreth pesëqind histori nga sahabet dhe njerëzit e mirë – eulijatë e Allahut janë përmbledhur në këtë libër.
Në këto histori do të përfitojnë besimtarët, fetarët dhe gjithë ato njerëz, që kanë mirësi në zemrat e tyre. Xhunejdi, Allahu e mëshiroftë ka thënë: -Historitë e njerëzve të mirë janë një prej ushtarëve të Allahut të Madhëruar, me të cilat forcohen zemrat e besimtarëve, dhe kur e pyetën, se a ke argument për këtë që po thua, ai u përgjigj:
Allahu i Madhëruar thotë në Kuranin e Shenjtë: “Ne po t’i tregojmë ty disa nga historitë e të dërguarve, për të ta forcuar zemrën.” {Hud: 120}.
Ebu Sulejman Ed-Darani tregon se fillimi i tij ka qenë duke dëgjuar disa nga historitë e njerëzve të mirë, dhe se këto fjalë më ranë në zemër, – thotë ai. Kur u ktheva në shtëpi, nuk mbeti asgjë në zemrën time. Shkova për herë të dytë dhe përsëri më ranë në zemër, dhe kur u ktheva në shtëpi nuk mbeti asgjë në zemrën time. Shkova për herë të tretë dhe fjalët e dijetarit më ranë përsëri në zemër, dhe kur u ktheva në shtëpi largova çdo gjë haram nga shtëpia ime, dhe ato fjalë qëndruan përgjithmonë në zemrën time, pastaj fillova të ndjek rrugën drejt Allahut.
Mëshira e Allahut zbret në atë kuvend, ku përmenden njerëzit e mirë. Njerëzit duhet të marrin mësim nga këto histori, dhe nuk duhet t’i mohojnë ato, sepse ai që nuk i beson dhe i nënvleftëson njerëzit e mirë, do t’i ndalohet bereqeti i tyre dhe rrezikohet të ketë një mbyllje të keqe në momentin e vdekjes, Allahu na ruajt.
Ebu Turab Enekshebiu ka thënë: -Ajo zemër që është larg nga Allahu do të mohojë dhe do të përbuzi njerëzit e mirë.
Ebu Feuaris ibn Shuxhae el-Kermani ka thënë: -Besimtari nuk ka bërë punë më të mirë, se sa të dojë njerëzit e mirë dhe të dashur tek Allahu, sepse ai që don njerëzit e mirë, kjo është shenjë treguese, se ai e do Allahun e Madhëruar.