Hyjnorja dhe njerëzorja, përmbledhje artikujsh të ndryshëm
CHF14.90
Mistika, Magjia dhe bukuria e universit. Pllakat e smeraldta të Thotit të Atlantidës. Mistika Sufiste ( Thotiane ). Zhuan Falun – Ligji i Budës. Astrologjia. Magjia etj…
Titulli: Hyjnorja dhe njerëzorja, përmbledhje artikujsh të ndryshëm
Përgatiti: Shefki Ollomani
Editor: Azam Dauti
Shtypi: Furkan Print – Shkup
Botues: Shtëpia botuese Shkupi
Libri ” Hyjnorja dhe njerëzorja, përmbledhje artikujsh të ndryshëm”, me të cilin autori paraqitet para lexuesit, është i një lloji disi të veçantë. Në të janë parashtruar teza të kundërta, gjykime, vlerësime e kundërshti, duke i bazuar ato në një mori të dhënash e faktesh.
Ky libër nuk synon të imponojë mendime, bindje dhe ide. Ai vetëm i hedh ne letër ato para syve të lexuesit, madje të një lexuesi të specializuar apo të pasionuar, në mënyrë që ky pastaj ta bëjë vetë zgjedhjen e të pranojë atë që i duket më e drejtë, më bindëse e më e besueshme.
Përmbajtja e librit:
Mistika, Magjia dhe bukuria e universit. Pllakat e smeraldta të Thotit të Atlantidës. Mistika Sufiste ( Thotiane ). Zhuan Falun – Ligji i Budës.
Astrologjia. Magjia etj…
Shefki Ollomani u lind në vitin 1959 në fshatin Tuhin të rrethit të Kërçovës. Shkollën tetëvjeçare e ka kryer në vendlindje, kurse shkollën e mesme në gjimnazin ”Zef Lush Marku” në Shkup. Ka të kryer 3 vite të Fakultetit Juridik në Prishtinë.
Si aktivist dhe veprimtar ilegal i OMLK-së, në Shtator 1982 detyrohet të ndërpresë studimet dhe të emigrojë në Zvicër, ku qëndron deri në Vjeshtë të vitit 1985. Në Zvicër angazhohet në radhët e LR(S)SHJ-së, më vonë LPK/PS, si bashkëpunëtor dhe pastaj si anëtar i Redaksisë së ”Zërit të Kosovës”, janar 1985 – nëntor 1987. Ishte anëtar i Redaksisë së organit intern të MLK-së – ”Pararoja”, 1985 – 1987.
Gjatë viteve 1987 – 1990 ka qenë Redaktor Përgjegjës (në cilësinë e Kryeredaktorit) i organit intern të GKK-së – ”Rruga e Revolucionit”.
Gjatë viteve 1991 – 1992 ka qenë Redaktor Përgjegjës (në cilësinë e Kryeredaktorit) i organit të ORSH-së – ”Kushtrimi i Lirisë”. Në vitet 2002 – 2003 ka qenë Sekretar i Kolegjiumit të Redaksisë së organit të FBKSH-së – ”Ribashkimi i Shqipërisë”. Nga viti 2004 është krijues i pavarur (pa parti).
Merret me poezi dhe publicistikë.
Deri tani ka botuar 4 vëllime me poezi, me titull: “Vargje lirie për Atdheun” (2004), “…Për lirinë, për Shqipërinë” (2005), “Zgjohu, ngritu Shqipëri!” (2009) dhe “Feniksi Shqiptar” (2012).
Si dhe 8 libra publicistik me titull:
“Në rrugë drejtë Lirisë” (2004), “Shqipëria Etnike” (2007), “Çështja Kombëtare Shqiptare” (2008), “Leka i Madh” (2010), “Atlantida, Pellazgjia dhe Iliria” (2010), “Thoti i Atlantidës” (2010), “Atlantida, Pellazgjia dhe Iliria” (Ribotim 2013), “Leka i Madh” (Ribotim 2015).
“Thoti i Atlantidës” (Ribotim 2019). Ky është libri i 14-të që ia boton Shtëpia Botuese “Shkupi” nga Shkupi.