I dashuri Muhammed

CHF8.90

8 in stock

Libri me titull: I DASHUR MUHAMMED (Paqja qoftë me ty!), që vjen në gjuhën tonë shqipe si një përmbledhje poetike nga letërsia botërore, për vulën të dërguarve të All-llahut, Hazreti Muhammedin (paqja dhe bekimet e All-llahut qofshin mbi të), shqipëruar dhe rrëfyer plot pathos dhe përkujdesje shpirtërore nga Valmira Bajrami, meriton vëmendje dhe përkushtim të shumëfishtë!

Titulli: I dashur Muhammed (Paqja qoftë mbi ty!)
Kryeredaktor: Mr. Abdurahman Asllani
Redaktor gjuhësor: Ahmed R. Ramadani
Botuesi: “ASR”, Tetovë

DY FJALË NË HYRJE TË NJË VEPRE TË MADHE, SI ODA E UNIVERSIT,KU KËNDOHET MEVLUDI!

Libri me titull: I DASHUR MUHAMMED (Paqja qoftë me ty!), që vjen në gjuhën tonë shqipe si një përmbledhje poetike nga letërsia botërore, për vulën të dërguarve të All-llahut, Hazreti Muhammedin (paqja dhe bekimet e All-llahut qofshin mbi të), shqipëruar dhe rrëfyer plot pathos dhe përkujdesje shpirtërore nga Valmira Bajrami, meriton vëmendje dhe përkushtim të shumëfishtë!

Vëmendje, sepse para duarve tona kemi tashmë një kompozim të mrekullueshëm (të munguar deri më sot në këtë rrobë të denjë për emrin që mban), të një mozaiku dashnie dhe përkushtimi ndërshekullor, nëpërmjet të cilit njerëz të shquar nga lindja dhe perëndimi, në distanca të ndryshme kohore, poetë, dijetarë, filozofë e njerëz të urtë i kanë kënduar dashnisë dhe djegies së zemrës, madhërimit, lartësimit, mahnitjes dhe respektit për më të mirin e më të shtrenjtin e krijesave të Zotit, Pejgamberit tonë (mbi të qoftë bekimi dhe mirësia e All-llahut)!

Kategoritë

I dashuri Muhammed

I dashuri Muhammed