POSTA FALAS PËR BLERJET MBI 60. -CHF (BRENDA ZVICRËS) NDËRSA JASHTË ZVICRËS POSTA 14.90. -CHF

Identiteti Islam i Europës

CHF18.00

5 stok

Libri trajton historinë, përmbajtjet dhe efektet e pranisë së Islamit në Europë, hollësisht analizon ndikimin e Islamit në të gjitha aspektet kyçe të dukurive, të cilët nënkuptohen me sintagmën e gjithëpranuar ”identiteti europian”, dhe në bazë të ekspertizës së këtillë formon vlerësimin vetjak të historisë se krijimit të identitetit europian, karakterin e tij objektiv, sikurse edhe perspektiven e ndërveprimit të Islamit dhe dy religjioneve të mëdha monoteiste ne truallin e Europës, të cilat, jashtë çdo dyshimi, ne masë të madhe do të përcaktojnë edhe të ardhmen e këtij kontinenti.

Titulli: Identiteti Islam i Europës
Titulli i origjinalit: Islamski identitet Evrope
Autorë: Ferid Muhiq
Përkthyes: Nexhat Ibrahimi
Botues: Logos – A
Biblioteka: Lexo
Për botuesin: Adnan Ismaili
Kryeredaktor: Husamedin Abazi
Redaktor biblioteke: Ali Pajaziti
Redaktor artistik dhe dizajni: Edib Agagjyshi
Redaktor teknik: Halil Berisha
Faqosës: Sedat Halimi
Mbikëqyrës i shtypit: Kemal Ismaili
Përgaditja kompjuterike: Focus Pro – Shkup
Shtypi: Focus Print – Shkup

Libri trajton historinë, përmbajtjet dhe efektet e pranisë së Islamit në Europë, hollësisht analizon ndikimin e Islamit në të gjitha aspektet kyçe të dukurive, të cilët nënkuptohen me sintagmën e gjithëpranuar ”identiteti europian”, dhe në bazë të ekspertizës së këtillë formon vlerësimin vetjak të historisë se krijimit të identitetit europian, karakterin e tij objektiv, sikurse edhe perspektiven e ndërveprimit të Islamit dhe dy religjioneve të mëdha monoteiste ne truallin e Europës, të cilat, jashtë çdo dyshimi, ne masë të madhe do të përcaktojnë edhe të ardhmen e këtij kontinenti.

Udhëzimi themelor metodologjik, që përmbajtja e projektit apo studimit shkencor të paraqes përpunimin e temës se formuluar në titull, është zbatuar edhe ne këtë projekt shkencor-hulumtues. Në këtë kontekst, tilulli Identiteti Islam i Europës, tregon që tema qendrore e tij është, in sensu stricto, interpretimi i identitetit Islam të Europës. Konkretisht, kjo do të thotë se lënda është komentimi dhe perceptimi i përbërësve sociale, politike, kulturore, dhe gjithsesi, fetare të Europës bashkëkohore, të cilat janë formuar nëpërmjet ndikimeve thelbësore islame dhe të cilat, gjatë 14 shekujve të kaluar, janë bërë elemente integrale dhe konstitutive të identitetit europian.

Afirmimi i argumentuar i këtij pohimi, e bazuar në lëndën faktografike dëshmuese të pakundërshtueshme, do t’i zbuste ndjeshëm tensionet dhe do ta rrëgjonte praktikën e organizuar të stimulimit mediatik të qëndrimit armiqësor ndaj Islamit ne mënyrë të gabueshme por kontinuitive dhe sistematike të prezantuar si një Iloj trupi të huaj, egjre apo madje kërcënimi ndaj Europës, të shprehur nëpërmjet fomtave të shumta të anti-islamizmit, satanizimit të Islamit, islamofobisë, tashmë një kohë të gjatë të pranishme ne tërë botën, por para se gjithash dhe me intensitetin më të madh, pikërisht ne truallin e Europës. E themeluar mbi prodhimin sistematik të miteve të veçanta  nacionaliste të kombeve mbizotëruese kristiane të Europës, kjo praktikë emëruesin e saj të përbashkët e gjen para se gjithash ne fabrikimin e vazhdueshëm të lëndës se falsifikuar historike, e cila e riciklon mitin për gjoja karakterin ekskluzivisht kristian të kulturës europiane, në krijimin e miteve dhe stereotipave të theksuara komplementare negative per natyrën dhe karakterin e Islamit, sidomos ne truallin e Europës, sikurse edhe ne fshehjen e sä vërtetës per kontributin kyç të Islamit ne konstituimin e karakterit humanist të identitetit shpirtëror europian dhe në themelimin e traditës europiane të tolerancës fetare, etnike dhe kulturore.

Kategoritë

Identiteti Islam i Europës

CHF18.00

Add to Cart