Ikigai, Sekretet japoneze për një jetë të gjatë e të lumtur
CHF16.90
Ikigai thotë? Po, dhe me pak kërkim zbuluam që: Nga japonishtja, ikigai domethënë një arsye për t’u ngritur nga shtrati me hare çdo mëngjes. Aty ku lindi ikigai si koncept, ishulli i Okinawa, ka popullsinë më të madhe mbi 100 vjeç dhe natyrshëm, lind dyshimi në mos ikigai luan rolin e tij në jetëgjatësinë e këtyre njerëzve.
Titulli: Ikigai, Sekretet japoneze për një jetë të gjatë e të lumtur
Titulli në original: Los secretos de Japon para una vida larga feliz
Autor: Hector Garcia, Frances Miralles
Përkthyes: Fatbardha Statovci
Përgaditja estetike e librit: You Name it
Shtypur në shtypshkronjën: vi-print.com
Botimet: Pema
Ikigai thotë? Po, dhe me pak kërkim zbuluam që: Nga japonishtja, ikigai domethënë një arsye për t’u ngritur nga shtrati me hare çdo mëngjes. Aty ku lindi ikigai si koncept, ishulli i Okinawa, ka popullsinë më të madhe mbi 100 vjeç dhe natyrshëm, lind dyshimi në mos ikigai luan rolin e tij në jetëgjatësinë e këtyre njerëzve.
“Ikigai është ndërprerja e gjërave që bën mirë me gjërat që bën me dashuri,” thotë Hector Garcia. “Disa njerëz kanë gjëmuar sendet dhe paratë, disa njerëz janë lodhur nga ndjekja e vazhdueshme e pasurisë dhe famës e janë fokusuar te diçka më e madhe se kamja e tyre. Ndër vite është përshkruar me fjalë dhe praktika të ndryshme, por në thelb mbetet zemra e një jete kuptimplotë.”
Për të gjetur ikigain tuaj, bëjini vetes pyetjet e mëposhtme:
Çfarë dua?, Ku jam i zoti?, Për çfarë mund të më paguajnë?, Për çfarë ka nevojë bota?
Në “Ikigai: The Japanese Secret to a Long and Happy Life,” Hector Garcia dhe Francesc Miralles, listojnë dhjetë rregulla që mund t’ju ndihmojnë në gjetjen e ikigait tuaj: Qëndroni aktivë dhe mos dilni në pension, Jetoni më ngadalë, më qetë, Hani deri kur të ngopeni 80%, Rrethojeni veten me miq të mirë, Ushtrohuni çdo ditë, Buzëqeshni dhe jini të vetëdijshëm për njerëzit rreth jush, Kaloni kohë në natyrë, Falenderoni këdo që ju bën të ndiheni mirë, Jetoni në moment, Ndiqni ikigain tuaj.
Siç thonë autorët “ata që kan zbuluar ikigain e tyre, kanë gjithçka që u nevojitet për një jetë të gjatë e të lumtur.”