Im Atë më mësoi, me Ademin prej baltës në baltë
CHF14.90
Isha veçse një fëmijë ahere kur ndjeva atë hapësirë vigane dhe luzmën e viteve midis meje dhe Ademit – mëshirë qoftë mbi të. Një ndjenjë që ngjasonte me një farë lloj shkëputjeje nga atësia e tij. Në atë largësi u shënua një ndarje, një njohje, një vragë dhe një dridhmë. Në kujtesën time s’ka asgjë tjetër rreth tij, veç mëkatit dhe rënies. As në zemrën time s’ka asgjë tjetër rreth tij, përveç një qortimi pëshpëritës: Përse na nxore nga parajsa?
Titulli: Im Atë më mësoi, me Ademin prej baltës në baltë
Përktheu dhe pasuroi me shënime: Agron Islami
Redaktoi: Elona Baçi
Dizajnimi dhe vizatimet: Indrit Osmani
Faqosja: Elvis Bejtja
Shtypi: Focus Print – Shkup
Mbikëqyrës shtypi: Adnan Salihu
Boton: Ajan Books
Isha veçse një fëmijë atëhere kur ndjeva atë hapësirë vigane dhe luzmën e viteve midis meje dhe Ademit – mëshirë qoftë mbi të. Një ndjenjë që ngjasonte me një farë lloj shkëputjeje nga atësia e tij. Në atë largësi u shënua një ndarje, një njohje, një vragë dhe një dridhmë. Në kujtesën time s’ka asgjë tjetër rreth tij, veç mëkatit dhe rënies. As në zemrën time s’ka asgjë tjetër rreth tij, përveç një qortimi pëshpëritës: Përse na nxore nga parajsa?
I kishim të gjitha gjasat që të ishim atje; të vilnim nga parajsa gjithçka dëshironim; të mos i jepnim lamtumirën të dashurit; të mos mbanim zi për të ikurin dhe të mos krijonim kuvende ngushëllimi…
Mundej që të mos bëheshin ato luftëra, që as foshnja të mos jepte shpirt duke thithur gjirin e mëmës; as deti të mos e nxirr te kufomën; të mos shembej godina mbi fëmijën, dhe të mbyste britmën dhe të qarën e tij…
Mundej që vajza e re të mos qante për një tradhti; as i varfri për shkak të një skamjeje; as i sëmuri për shkak të një sëmbimi; as një i pastrehë për një copë karton.