Imam El-Maturidiu – Jeta, vepra dhe mësimi

CHF5.90

1 in stock

Ebu Mensur Muhammed b. Muhammed b. Mahmud, el-Maturidi, el-Ensari, el-Hanefi, është i lindur në Maturid, fshat apo lagje në afërsi të Samarkandit, njerit prej qyteteve të mëdha në Azinë qendrore. Sipas disa autorëve, ai rrjedh nga familja e njohur e Ebu Ejjub el-Ensariu nga Medineja.

Titulli: Imam El-Maturidiu – Jeta, vepra dhe mësimi
Titulli i origjinalit: Kitabun fi usuli ‘d-din
Autor: A. K. M. Ayyub Ali
Përktheu, komentoi dhe shënimin hyrës: Nexhat S. Ibrahimi
Boton: Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës
Për botuesin: Dr. Rexhep Boja
Recensentë: Miftar Ajdini & Flamur Sofiu
Lektor: Ali Vezaj
Korrektor: Nexhat Ibrahimi
Përpunimi kompjuterik dhe design: Studio Ymer Prizreni, Prizren

Ebu Mensur Muhammed b. Muhammed b. Mahmud, el-Maturidi, el-Ensari, el-Hanefi, është i lindur në Maturid, fshat apo lagje në afërsi të Samarkandit, njerit prej qyteteve të mëdha në Azinë qendrore. Sipas disa autorëve, ai rrjedh nga familja e njohur e Ebu Ejjub el-Ensariu nga Medineja.

Këtë qëndrim e konfirmon edhe fakti se edhe disa familje tjera arabe nga Medineja kanë jetuar në Samarkand dhe se e bija e El-Maturidiut ishte e martuar pēr El-Hasan el Esh’ariun, babain e imam el-Hasan Ali el-Esh’ariut dhe pasardhësit të Ebu Ejjub el-Ensaiut nga Medineja. Kryesisht të gjithë biografët që ofrojnë vetëm pasqyrë të shkurtër të jetës së el-Maturidiut në veprat e tyre pajtohen me atë se ka vdekur më 333 / 944, por asnjëri prej tyre nuk e thekson datën e lindjes.

Një prej mësuesve të El-Maturidiut, Muhammed ibn Mukatil err-Rrazi, ka vdekur më 248 / 853. Në pajtim me këtë pohim, el-Maturidiu është lindur gjatë kohës së sundimit të halifit abasit el-Mutewekkilit (232 – 247 / 847 – 861), i cili ka luftuar kundër doktrinave mu’tezilite dhe ka mbështetur besimin tradicional.

Kategoritë

Imam El-Maturidiu - Jeta, vepra dhe mësimi