Imam Vebi Ismaili – Vepra komplet prej 8 librave
CHF154.00
Mopleti i veprave nga Imam Vebi Ismaili
Titulli: Imam Vebi Ismaili – Vepra komplet prej 8 librave
Autorë: Imam Vebi Islamili
Serinë e veprave e pregaditi Nexhat Ibrahimi
Redaktor i përgjithshëm Zekerija Ibrahimi
Redaktor teknik: Halil Berisha
Përgaditja kompjuterike: Afrim Gashi
Përgaditja për shtyp: Focus Pro – Shkup
Shtypi: Focus print – Shkup
Botues: Logos – A
Studime për jetën dhe veprën e Imam Vehbi Ismailit Vepra 1
Vepra e parë nga kompleti luksoz përfshin studime për jetën dhe veprën e Imam Vehbi Ismailit, ndërkaq për jetën e tij shkruajnë autorë të ndryshëm. Në vetvete biografia e Imam Ismailit është jashtëzakonisht e pasur dhe interesante. Në libër janë botuar edhe fotografi të ndryshme të Imam Vehbi Ismailit, që nga ditët e medresesë në Tiranë e deri në pleqëri.
Historia e Pejgamberëve – Vepra 2
Vepra e dytë përfshin Historinë e Pejgamberëve. Ashtu siç tregon edhe vetë autori, këtë Histori ai e ka shkruar duke u mbështetur kryekëput në Kur’an, por edhe në disa artikuj e studime në gjuhën arabe e angleze. Është një libër përplot me informacione që të japin një kënaqësi të veçantë.
Muhamedi dhe mësimet e Tij – Vepra 3
Vepra e tretë trajton jetën e Muhamedit që nga lindja e tij e deri në ditët e fundit, dhe mësimet e tij, e në fakt është jetëshkrimi i Pejgamberit të fundit. E gjithë lënda është shkruar me gjuhë të kuptueshme dhe të qartë. Thjesht, autori është rrëfimtar i shkëlqyeshëm, e kjo bën që edhe kjo vepër të lexohet me një frymë.
Jusufi i drejt – Vepra 4
Në librin e katërt të Imam Vehbi Ismailit janë përfshirë këto vepra: JUSUFI I DREJTË, YMERI PRANON FENË ISLAME, KËRKUESI I SË VËRTETËS, BILALI, MUEZINI I PROFETIT a.s. dhe NJË TUFË LULE (tregime nga historia islame). Vetë titujt e këtyre veprave tregojnë qartë për përmbajtjen e tyre mjaft të pasur.
Studime Islame – Vepra 5
Në librin e pestë janë përfshirë pesë kaptina të veçanta, të cilat trajtojnë probleme të caktuara. Çështjet e përgjithshme janë ndërthurur me jetën e vetë autorit: STUDIME ISLAME, ISLAMIZMI DHE LUTJET, DRITA NGA KUR’ANI, ÇËSHTJE ISLAMIZIMI dhe KUJTIME TË RINISË.
150 Hadithe – (Fjalë të Profetit Muhammed, a.s.) – Vepra 6
Në veprën e gjashtë janë përfshirë 150 Hadithe (fjalë të Profetit Muhamed a.s.), të cilat i kishte zgjedhur dhe shqiptuar vetë Imam Vehbi Ismaili, duke i interpretuar, por edhe duke i zbërthyer me mjeshtëri të rrallë. Në këtë libër gjithashtu është përfshirë edhe vepra PREDIKIMET E XHUMASË DHE BAJRAMEVE.
Muhammedi – Profeti Njeri – Vepra 7
Në veprën e shtatë është përfshirë vepra e Teufik El Hakim me titull MUHAMMEDI PROFETI NJERI, pastaj vepra e Abdet-Tev-Vab Jusuf me titull MUHAMMEDI (në njëzet tregime) dhe vepra e Muhammed Muteveli Sh’aravi me titull MREKULLIA E MADHE (Israja e miraxhi) të gjitha këto të përkthyera nga vetë Imam Vehbi Ismaili.
Feja Islame – Vepra 8
Në veprën e tetë janë përmbledhur këta tituj: FEJA ISLAME nga Seyyid Abul Al’a Maududi, ZOTI ËSHTË ME NE (dhe tregime të tjera nga historia islame) nga Muharrem Murad, NGA SKAJET E HISTORISË (tregime) nga Habib Xhamati, BANORËT E SHPELLËS nga Taufik Al Hakim dhe EBU DHERR EL GAF – FARI nga Abdel Hamid Xhdeh Es –Sah-Har. Të gjitha këto në përkthimin e shkëlqyer të Imam Vehbi Ismailit.