Inteligjenca emocionale

CHF21.90

Out of stock

A na e përcakton koeficienti i inteligjencës fatin? Jo aq sa mund të mendojmë ne. Bestselleri i autorit Daniel Goleman na tërheq vëmendjen se këndvështrimi ynë për inteligjencën njerëzore është shumë i ngushtë. Arsyeja është se ne injorojmë një sërë aftësish që kanë ndikim shumë të madh në ecurinë e jetës sonë.

Titulli: Inteligjenca emocionale
Titulli i origjinalit: Emotional intelligence
Autor: Daniel Goleman
Përkthyesi: Vladimir Banushi
Botues: Shtëpia Botuese PEMA

A na e përcakton koeficienti i inteligjencës fatin? Jo aq sa mund të mendojmë ne. Bestselleri i autorit Daniel Goleman na tërheq vëmendjen se këndvështrimi ynë për inteligjencën njerëzore është shumë i ngushtë. Arsyeja është se ne injorojmë një sërë aftësish që kanë ndikim shumë të madh në ecurinë e jetës sonë.

Sot, shumë vite pas botimit të parë të veprës, termi “inteligjencë emocionale” është bërë pjesë e të folurit tonë të përditshëm. Duke u mbështetur në hulumtime shkencore që sjellin risi në fushën e studimit të funksionit të trurit dhe të sjelljes njerëzore, Goleman na parashtron faktorët të cilët bëjnë që një person me IQ të lartë të mos arrijë ndonjë gjë të madhe në jetë, ndërkohë që një me IQ mesatare t’i kapë majat e suksesit.

Këta faktorë në të cilët përfshihet vetënjohja, vetëpërmbajtja dhe empatia, i japin një kuptim tjetër të qenit “i mençur”. Edhe pse bazat e saj ndërtohen nga përvojat e fëmijërisë, inteligjenca emocionale mund të ushqehet nga përvojat e fëmijërisë, inteligjenca emocionale mund të ushqehet edhe në moshë të pjekur. Përfitimet që ajo do të na sjellë në shëndet, në marrëdhënie dhe në punë mund të jenë të menjëhershme.

Komente mbi librin: “Shumë tërheqës… të bën për vete.” – New York Times

“Një libër i zhdërvjellët që ta ngacmon kërshërinë… përmes tij, Goleman – i ia ka dalë t’i japë një ndihmë të madhe si shkencës, ashtu edhe arsyes.” – Philadelphia Inquirer

Kategoritë

Inteligjenca emocionale

CHF21.90