POSTA FALAS PËR BLERJET MBI 100.-CHF (BRENDA ZVICRËS)

Islami i keq kuptuar dhe fatkeqësia botërore

CHF7.90

S’ka stok

Dilemat dhe debatet e rindezura lidhur me karakterin totalitar të Islamit në këtë fillimshekull vijnë më shumë nga makineria propagandistike e politikës, e televizionit, e internetit, e kinematografisë dhe e mediave te shkruara, se sa nga komuniteti i specializuar shkencor dhe komunitetet e tjera fetare. Duke pasur ndikim te shtresat e gjera të njerëzve, kjo makineri propagandistike e ka përkeqësuar jashtëzakonisht shumë dhe për një kohë rekord tablonë negative për Islamin në Perëndimin, përndryshe mjaft tolerant dhe liberal, në gjysmën e dytë të shekullit XX dhe në fillimin e shekullit XXI.

Category:

Titulli: Islami i keq kuptuar dhe fatkeqësia botërore
Autor: Dr. Milazim Krasniqi
Redaktor: Muhamed Jusufi – Kajolli
Recensues: Ajni Sinani
Redaktore gjuhësore: Mimoza Sinani
Faqosja : Afrim Murseli
Ballina : Osman Abazi
Biblioteka : Thirrja
Boton : Shoqata kulturore Zëri ynë
Shtypi : Graf – Ing. Prishtinë

Dilemat dhe debatet e rindezura lidhur me karakterin totalitar të Islamit në këtë fillimshekull vijnë më shumë nga makineria propagandistike e politikës, e televizionit, e internetit, e kinematografisë dhe e mediave te shkruara, se sa nga komuniteti i specializuar shkencor dhe komunitetet e tjera fetare. Duke pasur ndikim te shtresat e gjera të njerëzve, kjo makineri propagandistike e ka përkeqësuar jashtëzakonisht shumë dhe për një kohë rekord tablonë negative për Islamin në Perëndimin, përndryshe mjaft tolerant dhe liberal, në gjysmën e dytë të shekullit XX dhe në fillimin e shekullit XXI.

Vetëm gjashtë vjet pas sulmeve terroriste te 11 shtatorit 2001 ne caqet amerikane brenda vetë truallit amerikan, të realizuara nga Al Kaida, tabloja për Islamin ka fituar grine e një demonizimi te paimagjinueshëm edhe në kohët më kritike të moskuptimeve e të konflikteve të Perëndimit me boten muslimane. Adresa e sulmuesve te 11 shtatorit 2001, është mjegulluar në atë masë sa ka mundesuar që sot perceptimi i qytetarëve të zakonshëm amerikane dhe evropianë të jetë i tillë që atë adresë ta barazojë me Islamin. Strategët e këtij manipulimi e kanë ditur se plaga e vjetër e islamofobisë është e pambyllur dhe vetëm sa e kanë gërvishtur pak më shume me mjetet agresive të propagandës, për të rifilluar qelbëzimi akut i saj.

Kategoritë

Islami i keq kuptuar dhe fatkeqësia botërore

CHF7.90