POSTA FALAS PËR BLERJET MBI 100.-CHF (BRENDA ZVICRËS)

Islami në botën moderne – I sfiduar nga Perëndimi, i kërcënuar nga fundamentalizmi, besnik ndaj traditës

CHF19.90

2 stok

Një libër i cili synon një vështrim të gjerë mbi faktorët që u rrinë përfund dukurive të larmishme në raportin e Islamit autentik me modernitetin, si dhe mbi traditën e tij sakrale dhe mënyrat e mundshme për rigjallërimin vërtetësor të saj, i cili as që konceptohet dot po u shpërfill hierarkia e dijes dhe parimet akohore që e kanë mbajtur gjallë në shekujt paraprijës.

Titulli: Islami në botën moderne – I sfiduar nga Perëndimi, i kërcënuar nga fundamentalizmi, besnik ndaj traditës
Titulli i origjinalit: Islam in Modern World
Autori: Sejjid Husein Nasr
Përktheu nga anglishtja: Edin Q. Lohja
Boton: Logos – A, Shkup
Biblioteka: Mendimi Islam
Për botuesin: Adnan Ismaili
Kryeredaktor: Husamedin Abazi
Redaktor biblioteke: Nexhat Ibrahimi
Redaktor gjuhësor: Ornela Ademov
Redaktor artistik dhe dizajni: Edib Agagjyshi
Redaktor teknik: Halil Berisha
Faqosës: Sedat Halimi
Mbikëqyrës i shtypit: Immer Goxhufi
Përgaditja kompjuterike: Focus Pro – Shkup
Shtypi: Focus Print – Shkup

Një libër i cili synon një vështrim të gjerë mbi faktorët që u rrinë përfund dukurive të larmishme në raportin e Islamit autentik me modernitetin, si dhe mbi traditën e tij sakrale dhe mënyrat e mundshme për rigjallërimin vërtetësor të saj, i cili as që konceptohet dot po u shpërfill hierarkia e dijes dhe parimet akohore që e kanë mbajtur gjallë në shekujt paraprijës.

Interesimi i gjerësishëm për Islamin, i shpalosur viteve të fundit në shumë qarqe perëndimore, larg nga thjesht të, ndihmuarit për t’i bërë më të njohura aspektet e ndryshme të Islamit, shpesh ka shkaktuar ngatërrim të

ardhur nga injoranca, keqinformimi dhe fatkeqësisht nganjëherë çinformimi. Shtrembërime të mësimeve të Islamit kanë ardhur shpesh nga pasionet negative që kjo temë ndez te njerëz të caktuar dhe nga interesat që palë të shumta kanë investuar në llojin e trajtimit që i bëhet Islamit.

Pak dhjetëvjeçarë më parë, muslimanët mund të ankoheshin me të drejtë për shtrembërimet e gjendura, në studime orientalistësh, islamologësh e misionarësh perëndimorë dhe mungesën e interesimit për çështje islame nga publiku i përgjithshëm perëndimor. Sot, falë përpjekjeve të çiltërta nga seksione të caktuara të botës islame për ta ripohuar karakterin e tyre islam dhe ruajtur traditën islame, por akoma më tepër si rezultati përdorimit të pafat të Islamit nga turlilloj forcash politike, disa prej të cilave me mjete të dhunshme, plogështia ndaj temave me natyrë islame ka rënë.

Po kush flet për Islamin tradicional – Islamin e jetuar për shekuj nga teologë e juristë, filosofë e shkencëtarë, artistë e poetë, sufi e besimtarë të thjeshtë anekënd botës islame gjatë katërmbëdhjetë shekujve histori islame – Islamin që në të vërtetë ndiqet nga shumica dërrmuese e muslimanëve?

Pikërisht si përgjigje ndaj nevojës urgjente për t’i shtjelluar mësimet e Islamit tradicional është shkruar ky libër dhe në një shkallë të gjerë edhe punimet e mia të tjera mbi Islamin. Shpresoj që ky libër të jetë hapi përunjët drejt sjelljes në Perëndim të një të kuptuari më të mirë të vështrimeve të Islamit tradicional dhe që mësimet e traditës islame t’u bëhen më lehtësisht të disponueshme muslimanëve, rritja dhe edukimi i të cilëve e bëjnë këtë lloj shkoqitjeje më të kuptueshme për ta sesa të vërtetat e shprehura në burimet e mëhershme islame tradicionale.

Kategoritë

Islami në botën moderne - I sfiduar nga Perëndimi, i kërcënuar nga fundamentalizmi, besnik ndaj traditës

CHF19.90

Add to Cart