Islami në kohë trazirash, studim historik dhe analizë

CHF24.90

6 stok

Libri “Islami në Kohë Trazirash”, i hoxhës Eduart Thartori, është material historik që paraqet në mënyrë kronologjike dhe me një artikulim tërheqës, ato ngjarje të dhimbshme që kaluan muslimanët e parë rreth tre dekada pasi Profeti i Zotit u largua nga botë. Prej këtyre ngjarjeve ne mësojmë se dobësitë njerëzore si nxitimi, paragjykimi, padija, mosdurimi, mungesa e maturisë dhe e vetëpërmbajtjes, etja për hakmarrje etj., mund të turbullojnë një komunitet të tërë njerëzish, madje edhe bashkësinë më të mirë besimtare që ka parë historia, dhe sidomos kur këto dobësi humane nxiten nga njerëz të paskrupullt dhe intrigant me synime dashakeqe.

Edhe pse shkaktarët dhe ata që u bënë karburanti i këtyre fitneve nuk ishte asnjë prej shokëve të Profetit, ngjarjet treguan se askush nuk është i pagabueshëm. Madje vetë Allahu i pat paralajmëruar shokët e Profetit në Kuran që t’i ruheshin kësaj sprove që do t’u vinte në të ardhmen, Ai thotë: “Ruajuni një sprove (fitne) që nuk cenon vetëm ata që kanë vepruar në mënyrë të padrejtë prej jush!” ( el-Enfal: 25 ) dhe siç përcillet nga Zubejr ibn Auami, i cili thoshte: “Ne nuk e mendonim se ky ajet ishte për ne në veçanti, derisa mes nesh ndodhi ajo që ndodhi.”

Mirëpo historia është një nga mësuesit më të mirë të njerëzimit që u lihet brezave që vijnë pas, për këtë dhe Ibn Kethiri në komentin e këtij ajeti thotë: “Ky ajet, edhe pse iu drejtohet shokëve të Profe tit s.a.v.s. vlen për të gjithë muslimanët, sepse vazhdimisht Profeti s.a.v.s., paralajmëronte që ata të ruheshin prej fitneve.”

Ne kemi nevojë sot më shumë se kurdoherë të kuptojmë se zjarri i mosmarrëveshjeve i vë flakën çdo gjëje të mirë që u fal Zoti, njerëzve, ashtu siç edhe duhet të ndërgjegjësohemi se armiqësitë dhe ndasitë që lindin për të njëjtat shkaqe që ndodhën edhe mes sahabëve nuk duhet të bëhen kurrë arsye për tu urryer mes veti për të mos justifikuar njeri-tjetrin, dhe për ta kthyer mospajtimin në një përçarje dogmatike të përhershme.

Libri të cilin keni në dorë është shkruar me shumë kujdes dhe në frymën e respektit ndaj sahabëve dhe objektivitetit të Ehli Sunetit, lusim Allahun t’i bëjë dobi të gjithë atyre që do ta lexojnë dhe ta shpërblejë hoxhën e nderuar për këtë punë.

Komente mbi librin:

Libri të cilin e keni para vetes, pa dyshim është i dokumentuar, konstruktiv dhe ofron disa cilësi që nuk i hasims këtij lloji. Mendojmë se ky libër mund të plotësojë disa segmente deri
tani të pashqyrtuara nga dijetarët. Po ashtu, libri do te ndihmojë në demistifikimin e disa aspekteve nga personaliteti dhe jeta e këtyre “Yjeve” të Islamit dhe njerëzimit. Në këtë mënyrë, Halifet e drejtë do të mundtë shihen me tërë madhështinë e tyre njerezore. Shpresojmë që ky libër të shtojë studimet në gjuhën shqipe lidhur me këtë temë për periudhën e pasvdekjes së Muhamedit a.s. Për këtë ndërmarrje janë pjekur kushtet. Mendoj se edhe përpjekja e Prof. Eduart Thartorit është një hap serioz në këtë rrugë. Sygjeroj bibliotekat e secilit prej nesh, të stolisen me këtë libër të vyer. – Nexhat IBRAHIMI

Punë e mirë dhe e paqme, e punuar nga duart e një hoxhe të Ehli Sunetit. Vepër e guximshme që mbetet e para në llojin e vet në gjuhën shqipe. E uroj mikun tim Eduartin për këtë punim me vlerë. – Ahmed KALAJA

Kategoritë

Islami në kohë trazirash, studim historik dhe analizë