Islami, religjion i keqkuptuar

CHF8.00

6 stok

Islami është ndoshta religjioni më i keqkuptuar në botë sot, ndoshta edhe gjatë historisë. Ai nuk është keqkuptuar vetëm nga jomyslimanët, por është keqkuptuar madje edhe nga vetë myslimanët.

Titulli: Islami, religjion i keqkuptuar
Titulli në origjinal: Islam misunderstood religion
Autorë: Dr. Mahathir Muhamed
Përktheu nga anglishtja: Fuad Morina
Boton: Fakulteti i Studimeve Islame — Prishtinë
Për botuesin: Doc. Dr. Rexhep Boja
Redaktor: Mr. Qemajd Morina
Recensent: Qemajl Morina
Lektura: Isa Bajçinca
Ballina: Bashkim Mehani
Redaktor teknik & Operator kompjuterik: Nuhi Simnica

Islami është ndoshta religjioni më i keqkuptuar në botë sot, ndoshta edhe gjatë historisë. Ai nuk është keqkuptuar vetëm nga jomyslimanët, por është keqkuptuar madje edhe nga vetë myslimanët.

Askush nuk mund ta mohojë faktin se ka pasur një numër aktesh terroriste të kryera nga myslimanët, mirëpo ka pasur gjithashtu edhe akte të tilla të kryera nga jomyslimanët. Dallimi qëndron në faktin se, nëse atë e ka bërë një mysliman, vepra menjëherë i është mveshur besimit të tij. Po, kur një i krishterë, çifut ose ndonjë tjetër të ketë bërë krime të tmerrshme terroriste, vepra e tij nuk i mvishej religjionit të tij. Këtë më së miri e ilustron lufta disavjeçare në Irlandë në mes katolikëve dhe protestantëve. Atentatet e vrasjet e kryera nga IRA dhe rivalët e tyre protestantë, nuk janë konsideruar asnjëherë si terrorizëm i krishterë ose si terrorizëm katolik apo protestant. Njësoj ka ndodhur edhe me gjenocidin serb kundër myslimanëve në Bosnjë e Hercegovinë, i cili, pavarësisht se, me të gjitha përmasat shkatërruese, ishte drejtuar kundër një populli të një besimi tjetër, nuk është cilësuar si i krishterë apo ortodoks.

Keqkuptimi i Islamit dhe myslimanëve qëndron në faktin se Perëndimi supozon që terrorizmi është një prej parimeve të besimit islam dhe se ai ka të bëjë vetëm me myslimanët. Të gjitha dëshmitë për të demantuar këtë, janë injoruar. Po të kuptojnë jomyslimanët problemet që kanë myslimanët në përpjekjet e tyre për t’iu përshtatur ndryshimeve modeme, ata nuk do të keqkuptojnë Islamin e rnyslimanët ashtu sikur janë duke bërë tani. Dhe bota do te ishte një vend më i mirë nëse këto keqkuptime eliminohen.

Ne shqiptarët, me bagazhin tonë të vjetër kulturo-historik-islam, në një anë, si dhe me përkatësinë tonë evropiane, në anën tjetër, kemi privilegjin të jemi urë afrimi dhe mirëkuptimi midis Lindjes e Perëndimit, Botës Islame dhe asaj të Krishterë, në mënyrë të veçantë, në kohën që po jetojmë.

Kategoritë

Islami, religjion i keqkuptuar