Jemenitë e Kuqërremta

CHF5.90

5 stok

Hysejin Su i cili me secilin libër që e boton e shumëfishon dhe e pasuron trajektoren e tregimit, në këtë vepër përmes tregimit i trajton temat si: bukuritë që i kemi humbur, pasuritë shpirtërore që i kemi humbur, përplasjen mes gjeneratave, “të re-në” e cila e ndërroi dhe e prishi çdo gjë, efektin mbi individin dhe familjen, ndjenjat e pastërta dhe të qiltërta fëmijërore, analizë të thellë psikologjike dhe atë me një mjeshtëri të rrallë.

Titulli: Jemenitë e Kuqërremta
Titulli i origjinalit: Gülṣefdeli yemeni
Autor: Hüseyin Su
Përktheu: Emir Hukallo
Redaktor gjuhësor: Musa Bushrani
Kopertina: Dorlir Kraja
Faqosja: Bashkim Avdiu
Botues: Shtëpia Botuese Fleta, Prizren

Hysejin Su i cili me secilin libër që e boton e shumëfishon dhe e pasuron trajektoren e tregimit, në këtë vepër përmes tregimit i trajton temat si: bukuritë që i kemi humbur, pasuritë shpirtërore që i kemi humbur, përplasjen mes gjeneratave, “të re-në” e cila e ndërroi dhe e prishi çdo gjë, efektin mbi individin dhe familjen, ndjenjat e pastërta dhe të qiltërta fëmijërore, analizë të thellë psikologjike dhe atë me një mjeshtëri të rrallë.

Autori i cili në tregimet e tij e përdor një gjuhë precize, duke u thelluar në pasurinë kuptimore të fjalëve, e çmon vlerën e zërit dhe i nxjerr në pah thellësitë kuptimore të gjuhës që janë në zhdukje e sipër. Duke përfituar nga llojllojshmëria e kuptimit të fjalëve dhe aludimet e tyre, përkrah kthjelltësisë së kuptimit, mjshtërisht i përdor edhe kuptimet e tyre anësore. Në këtë mënyrë derisa atmosfera e cila e përfshin lexuesin thellohet dhe dendësohet, arrin edhe në një qiltërsi sqaruese. Te vepra Jemenitë e Kuqërremta do t’i gjeni këto karakteristika…

Kategoritë

Jemenitë e Kuqërremta