Jeta e fshehur e Enver Hoxhes 1908-1944

CHF19.90

1 in stock

Kujtimet e Enver Hoxhës përbëjnë në fakt një kurth ku ai kërkon t’i tërheqë të tjerët, duke u dhënë versionin që i vjen për mbarë atij për ngjarjet e jetës së tij. Por, në këto kujtime Enver Hoxha ka rënë dhe vetë në një kurth.

Category: Tags: , , , , ,

Titulli: Jeta e fshehur e Enver Hoxhës 1908-1944. Vol. 1
Autori: Kastriot Myftaraj
Shtëpia botuese: Plejad
Faqe: 501
Formati: me kapak të hollë
Përmasat e librit: 160 x 232 x 40 mm

Kujtimet e Enver Hoxhës përbëjnë në fakt një kurth ku ai kërkon t’i tërheqë të tjerët, duke u dhënë versionin që i vjen për mbarë atij për ngjarjet e jetës së tij. Por, në këto kujtime Enver Hoxha ka rënë dhe vetë në një kurth.

Në 24 qershor 1965 Enver Hoxha shkruan për diktatorin algjerian Ben Bela, që ato ditë u rrëzua nga pushteti me puç prej kolonelit Bumedien: “Ben Bela është njeriu tipik aventurier i kohëve aktuale. Ai është një mikroborgjez, karrierist, megaloman, i dyshimtë, njeri i të gjitha kallëpeve, njeri që ka një pikëpamje për veten e tij të një njeriu “të madh historik” me perspektivë jo vetëm “algjeriane”, jo vetëm “afrikane”, por “botërore”. Ai veshi “togën” e luftëtarit pa hedhur pushkë, ai përfitoi nga lufta për të hedhur pushtetin në duar dhe të bëhej një personalitet botëror.”Këtij tipi njeriu i përkiste dhe Enver Hoxha që me këtë kishte bërë edhe epigramin e vetvetes… …Synimi i qartë i Enver Hoxhës ka qenë që çdo studiues i jetës së tij dhe të familjes së tij, të gjendet para dilemës: Ose të humbë në “prehistorinë” e gojëdhënave, ose të pranojë historinë zyrtare, “hagiografinë” e shkruar nga vetë Enver Hoxha (Jeta dhe veprimtaria e Enver Hoxhës u bë praktikisht një “hagiografi” e mistikës ateiste).

A ka një mënyrë për ta shmangur këtë kurth? Pikërisht këtë jam përpjekur të gjej në këtë libër. Unë jam orvatur të gjej një pikëpamje të ndërlikuar për ta kqyrur jetën e Envet Hoxhës, duke kombinuar dokumentet historike të disponueshme, pa përjashtuar as kujtimet e tij, si dhe traditën orale (gojëdhënat) e asaj që mund të quhet si prehistoria e jetës së Enver Hoxhës dhe familjes së vet. Duke bërë këtë, unë u kam kushtuar një vëmendje të posaçme kujtimeve të vetë Enver Hoxhës…

…Kujtimet e Enver Hoxhës përbëjnë në fakt një kurth ku ai kërkon t’i tërheqë të tjerët, duke u dhënë versionin që i vjen për mbarë atij për ngjarjet e jetës së tij. Por, në këto kujtime Enver Hoxha ka rënë dhe vetë në një kurth. Bën kujtimet e veta, ai përdor një kod për t’i tjetërsuar ngjarjet, në pjesën më të madhe të rasteve që të bëjë alibi për veprimet e veta dhe tëe familjarëve të vet. Në rast se arrin ta perceptosh këtë kod, atëherë të shfaqet një tekst virtual, një tekst paralel, një intertekst i mahnitshëm, në librat me kujtime të Enver Hoxhës.

Kategoritë

Jeta e fshehur e Enver Hoxhes 1908-1944

CHF19.90

Add to cart