Kadare dhe regjimi komunist, 101 dokumente nga aparati diktatorial shtetëror 1959 – 1991

CHF27.90

1 stok

Ky është një libër për të kuptuar thelbësisht marrëdhëniet tejet të komplikuara të shkrimtarit me regjimin komunist, dhe Ismail Kadare është një shembull tipik. Për këto arsye libri ka qenë i suksesshëm duke pasur disa botime radhazi. Ky botim paraprihet nga një parathënie nga Spartak Ngjela dhe me shenime nga Romeo Gurakuqi, Agron Fico, Henri Çili, Mero Baze, Mustafa Nano dhe Bedri Islami.

Titulli: Kadare dhe regjimi komunist, 101 dokumente nga aparati diktatorial shtetëror 1959 – 1991
Përgaditi për botim: Dashnor Kaloçi
Shtëpia Botuese: UET Press & MAPO Editions
Fletët    712
Lloji i botimit      Paper back
Fletët    712
ISBN      9789928190949
Redaktori            Sadik Bejko
Përmasat            16.5 x 23.5

Ky është një libër për të kuptuar thelbësisht marrëdhëniet tejet të komplikuara të shkrimtarit me regjimin komunist, dhe Ismail Kadare është një shembull tipik. Për këto arsye libri ka qenë i suksesshëm duke pasur disa botime radhazi. Ky botim paraprihet nga një parathënie nga Spartak Ngjela dhe me shenime nga Romeo Gurakuqi, Agron Fico, Henri Çili, Mero Baze, Mustafa Nano dhe Bedri Islami.

Ky botim i zotit Kaloçi është shumë i rëndësishëm, jashtëzakonisht i rëndësishëm. I gjithi është libër denoncimesh, raportesh të fshehta, përgjimesh. Shkrimtarët që denoncuan kolegët duhet të tërhiqeshin. Hapja e dosjeve, një proces i vonuar. Unë kam vite dhe jo vetëm unë, por edhe të tjerë që kërkojmë të zbulohet e vërteta e arkivave të fshehta. Çdo diktaturë kur bie, në prag të rënies sidomos, ka një merak të madh, një hall të madh, të fshehë krimet. Ky është një obsesion, fiksim i saj, të fshehë krimet për të mos lënë gjurmë. Meqenëse ky libër ka në ballinën e tij emrin tim duket sikur, unë që flas, i bëj një publicitet… Keqkuptimi që mund të ndodhë është ky: Ky libër është për gjithë letërsinë shqipe. Nuk jam vetëm unë atje. Por, kur vihet një emër, vetvetiu mendja shkon sikur është ky kryesori. Pavarësisht se çfarë vendi zë unë në këtë, kjo ka qenë dramë e përbashkët e të gjithë shkrimtarëve shqiptarë që jetuan në komunizëm. Domethënë përgjimi, pabesia ndaj tyre, ishte një dramë e përbashkët. Atje ka dhjetëra emra shkrimtarësh, do ti gjeni, plus që ka dokumente të tjera ende të pazbuluara, të pabotuara dhe kjo është vetëm një pjesë e vogël e tablosë të zymtë, të papërfytyrueshme për Europën e sotme, se si mund të ndodhë në shekullin e 20 një dramë e tillë gjatë 40 viteve. – Ismail Kadare

Përgjatë një shekulli të ekzistencës së shtetit shqiptar, ne kemi prodhuar demokraci parlamentare, monarki, dikaturë dhe një tranzicion të gjatë të riorientimit perëndimor, duke vënë shpesh në rrezik dhe fatin e Shqipërisë. Por në të njëtën kohë, kemi po ashtu 82 vjet, që mbajmë si hajmali brenda vetes një ikonë perëndimore që dhe nëse dështojmë si komb, të gjithë do të dinë të kuptojnë përmes veprës së Kadaresë, se kemi qenë një komb evropian dhe kemi pasur kokën gjithnjë nga Perëndimi. – Mero Baze

Ismail Kadare përfaqëson fenomenin më të lartë kulturor të shoqërisë shqiptare të shekullit XX. Jeta dhe krijimtaria e tij kryesore gjatë regjimit komunist është një nga faktet kryesore dhe më domethënëse në lidhje me raportin e artit me regjimin, letërsisë me diktaturën, e kështu me radhë. Këtë e kanë thënë dhe e thonë profesionistë e ekspertë në dhjetëra e dhjetëra libra dhe studime. Por roli ynë në këtë fushë është shumë më modest. – Henri Çili

Në këtë libër ka pjesën e vet të dhunës, të së keqes jo vetëm politika, por edhe ana njerëzore. Lasgush Poradeci ka një varg: “Qëndroj në tmerr, zili e botës, se ti s’u ndale duke ndritur (Naimit)”. Zilia e shkrimtarëve me shkrimtarët ka çuar te denoncimi. Por edhe ndeshja e risisë, e modernitetit, cilësitë e larta dhe të panjohura më parë të artit të Kadaresë e kanë zënë në befasi peizazhin letrar të kohës. Jo më kot botimi i një libri si “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” është shoqëruar për një vit në shtypin letrar të kohës nga kritika prej specialistëve më të mirë të kësaj fushe në atë kohë. Edhe u xhelozua ky mjedis letrar, por dhe nuk kishte aparat konceptual që ta përthithte. Ky vështrim i Dashnor Kaloçit në dokumentet sekrete të kohës së diktaturës për një shkrimtar të shquar, për më tepër në arkiva ku përmblidhet 32 vjet, (1958-1990) një histori e fshehtë e shkrimit shqip, e letrave shqipe, e kulturës shqipe, e inteligjencës shqiptare, një periudhë shumë e errët e diktaturës hoxhiste, është si të pasqyrohesh në anën e mbrapme, në anën e zezë të pasqyrës. – Prof. Dr. Sadik Bejko

Kategoritë

Kadare dhe regjimi komunist, 101 dokumente nga aparati diktatorial shtetëror 1959 - 1991