POSTA FALAS PËR BLERJET MBI 100.-CHF (BRENDA ZVICRËS)

Katërdhjet hadithe mbi moralin, me komentim

CHF8.00

S’ka stok

Pasi që pashë një numër të madh të librave me nga katërdhjetë hadithe, të cilat i kanë shkruar zotërinjtë dijetarë kolosë, prijësit e nderuar zemërbardhë, në lëmi të ndryshme, më anoj shpirti kah pasimi i tyre dhe ecja pas gjurmëve të tyre, me shpresë që Allahu, subhanehu ve teala, të më ringjallë në shoqërinë e tyre, “ata janë grupi prej të cilëve nuk dëshprohet shoqëruesi me ta.”
U mbështeta në Allahun dhe mblodha katërdhjetë hadithe mbi moralin, pjesën më të madhe të të cilave i transmetojnë dy dijetarët, Buhariu dhe Muslimi, duke u kujdesur që të jenë hadithe të vërtetuara.

Category:

Titulli: Katërdhjet hadithe mbi moralin, me komentim
Autor: Ahmed Muadh Ulvan Hakki
Përktheu: Agim Bekiri

Pasi që pashë një numër të madh të librave me nga katërdhjetë hadithe, të cilat i kanë shkruar zotërinjtë dijetarë kolosë, prijësit e nderuar zemërbardhë, në lëmi të ndryshme, më anoj shpirti kah pasimi i tyre dhe ecja pas gjurmëve të tyre, me shpresë që Allahu, subhanehu ve teala, të më ringjallë në shoqërinë e tyre, “ata janë grupi prej të cilëve nuk dëshprohet shoqëruesi me ta.”
U mbështeta në Allahun dhe mblodha katërdhjetë hadithe mbi moralin, pjesën më të madhe të të cilave i transmetojnë dy dijetarët, Buhariu dhe Muslimi, duke u kujdesur që të jenë hadithe të vërtetuara.
Pasi që vërejta literaturën mbi moralin të shkruar në libra voluminoze e që shumë njerëz përtojnë për t’i lexuar ose në tema të caktuara, e pashë të arsyeshme që t’i komentoj hadithet e zgjedhura dhe të përqëndrohem në temën nën të cilën është përmendur hadithi duke i dhënë përparësi gjatë komentit ndriçimit kur’anor dhe profetik, dhe mu për këtë shkak kam shpeshtuar argumentet nën një temë, sepse Kur’ani dhe Sunneti janë të pagabueshëm.
Poashtu kam përmendur edhe fjalë të dijetarëve të famshëm dhe të gjeneratave të para të muslimanëve (selefit) duke shkëputur raste nga jeta e tyre për shkak ndikimit të madh që lënë në shpirt.
Transmetohet se i pari i cili ka shkruar libër me katërdhjetë hadithe është Abdullah ibën Mubareku, pastaj Muhammed ibën Eslem Ettusij, pastaj Elhasen ibën Sufjan Ennesaij. Prej dijetarëve tjerë që kanë shkruar në këtë stil janë: Ebu Bekër Elaxhurij, Ebu Bekër ibën Ibrahim Elesbahanij, Darekutnij, Hakimi, Ebu Nuajmi, Ebu Abdurrahman Essulemij, Ebu Seid Elmalinij, Ebu Othman Essabunij, Abdullah ibën Muhammed Elensarij, Bejhakiu, Ibën Asakir, Neveviu, Dhehebiu… dhe shumtë të tjerë të hershëm dhe të vonshëm.
Këtë stil të shkrimit e mbështesin disa argumente nga sunneti, prej tyre hadithi që transmetohet në disa varijanta, se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: “Kush ia mëson ummetit tim katërdhjetë hadithe me të cilat Allahu ju bën dobi, i thuhet atij: hyn nga cila derë e Xhennetit dëshiron.”

Në disa transmetime tjera qëndron: “Allahu e ringjallë fekih të ditur.

Neveviu thotë: Dijetarët e hadithit janë të një mendimi se ky hadith është daif edhe pse ka shumë rrugë të transmetimit, ashtu sikur janë pajtuar dijetarët për lejimin e të vepruarit me hadith të dobët në vepra vullnetare, megjithkëtë, unë nuk mbështetem në këtë hadith por në fjalën e Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem,
“Ai që është i pranishëm 1e t’i transmetoj (fjalët e mia) atij që mungon. Dhe në:

“Allahu e ndriçoftë atë që i dëgjon fjalët e mia, i kupton ato dhe i transmeton ashtu si i ka dëgjuar.”‘
Lus Allahun, subhanehu ve teala, që veprat tona t’i bën të përputhura me Ligjin e tij të Drejtë, t’i përmirësojë qëllimet tona kah Fytyra e Tij e nderuar, t’i pranojë veprat tona sepse Ai ka fuqi për çdo gjë që dëshiron.

Kategoritë

Katërdhjet hadithe mbi moralin, me komentim

CHF8.00