Kërkimi i begatisë – Llojet dhe dispozitat e tij

CHF28.00

5 stok

Unë vendosa dhe zgjodha të shkruaj rreth kësaj teme për shumë arsye,ku më të rëndësishmet, po i përmend më poshtë:

Category:

Titulli: Kërkimi i begatisë – Llojet dhe dispozitat e tij
Titulli origjinal i librit: Et-teberuk, enua uhu ue ahkamuhu
Autori: Nasir ibn Abdurrahman ibn Muhamed el Xhedi
Shqipëroi nga arabishtja: Arjan Haskasa
Recensent: Genc Plumbi
Redaktoi dhe korrektoi: Roald A. Hysa
Kopertina dhe paraqitja grafike: Armida Plumbi
Botoi: Shtëpia Botuese: Jehona
Faqe: 459

Unë vendosa dhe zgjodha të shkruaj rreth kësaj teme për shumë arsye,ku më të rëndësishmet, po i përmend më poshtë:

  1. Për këtë temë nuk është shkruar më parë një libër enkas, ku të përmblidhen të gjitha çështjet që kanë lidhje me të. Me aq sa di unë, për të janë shkruar disa shkrime të shpërndara që flasin vetëm në lidhje me disa çështje të kësaj teme. Lexuesi zakonisht këtë temë e gjen të përmendur vetëm në brendësi të librave të ndryshëm.
  2. Begatia ose mbarësia është njëra prej gjërave më të dashura dhe më tëkërkuara, mirëpo disa e kanë kaluar cakun në kërkimin e saj. Për shkak tëinjorancës së tyre, ata kanë shkuar deri në ekstreme gjatë kërkimit të saj. Njohja me realitetin e begatisë në këtë rast është shumë e nevojshme, me qëllim që të bëhet e qartë se çfarë është e lejuar prej saj, e çfarë është e ndaluar. Kështu, njerëzit do të kenë mundësi ta kërkojnë begatinë në mënyrë të lejuar, e të largohen nga kërkimi i saj në mënyrë të ndaluar.

3.Përhapja e kërkimit të begatisë sipas mënyrave të ndaluara në shumë anë të botës islame dhe konsiderimi i saj si diçka e zakonshme dhe vepër që të afron me Allahun (xh.sh.).

  1. Varrezat e shumë prej vendeve islame janë të mbushura me të ashtuquajturit vende të mira, të cilat konsiderohen edhe si të shenjta. Njerëzit udhëtojnë nga vende të largëta për t’i vizituar këto varre, për të ndenjur, për të bërë tavaf (rrotullim) rreth tyre, për t’u falur e lutur në to, për të fshirë trupin, për të marrë prej tyre dheun “shërues”, e plot gjëra të tjera të kësaj natyre. Ata i luten këtyre të vdekurve përveç Allahut dhe mbi këto varre kanë ndërtuar xhami e kube. Ata kanë vepruar kështu edhe me gjurmët e lëna nga profetët dhe bamirësit. Muslimanët gjithashtu janë sprovuar edhe me madhërimin e ditëlindjes së Profetit (a.s.), duke kërkuar begati prej asaj dite, duke shpikur festimit e saj dhe të disa ngjarjeve të tjera të rëndësishme.
  2. Pasojat e rrezikshme dhe dëmet e shumta që sjell kërkimi i begatisë në mënyrë të ndaluar. Rënia në shirkun e madh, bidatet, gjynahet, lënia e vaxhibeve dhe e suneteve, të gjitha këto dëme e pasoja të rrezikshme kryhen në emër të kërkimit të begatisë. Ky realitet, padyshim e bën të domosdoshëmtë folurit për këtë temë dhe sqarimin e saj sipas forcës e mundësisë.
  3. Nxitja që më dhanë disa dijetarë e disa nxënës të dijes me të cilët unë edhe jam këshilluar, që të shkruaj për një temë të tillë. Rëndësia e temës vihet re qartë nga këto që thamë më sipër. Ajo meriton studim dhe angazhim serioz.

Përmbajtja e librit:

Rruga e ndjekur gjatë përpilimit të këtij libri, Parapërgatitja, Mirësia është e gjitha në dorë të Allahut, Allahu (xh.sh.) veçon disa krijesa në mirësi e begati, Kuptimi i fjalës begati dhe fjalëve që rrjedhin prej saj, Ndarja e mënyrës së kërkimit të begatisë në të lejuar e të palejuar, Llojet e gjërave të begata, Parapërgatitje, Ndarja e begatisë në begati fetare e në begati dunjaje, Tema e parë, Kurani Fisnik, Tema e dytë, I begati prej personave, 1. I Dërguari i Allahut,2.  Profetët , 3. Të mirët, Çështja e parë: Melaiket, Çështja e dytë: Njerëzit e mirë, Tema e tretë, Xhamitë,  Xhamia e shenjtë dhe vendet e përcaktuara për adhurim,  Xhamia e Profetit (a.s.) dhe vlera e Medines, Xhamia El Aksa, Xhamitë e tjera, Tema e katërt, Kohët e begata, Ramazani, Nata e Kadrit, Dhjetë ditët e muajit Dhul Hixhe dhe Ditët e Shkëlqimit, Muajt e shenjtë, Dita e Premte, dita e Hënë dhe dita e Enjte, Koha e zbritjes së Allahut, Tema e pestë, Gjëra të tjera të begata, Shami, Jemeni, Shiu, Pema e Ullirit, Qumështi, Kuajt, Delet, Palmat, Kërkimi i begatisë në mënyrë të lejuar etj….

Kategoritë

Kërkimi i begatisë - Llojet dhe dispozitat e tij