POSTA FALAS PËR BLERJET MBI 60.-CHF (BRENDA ZVICRËS) NDËRSA JASHTË ZVICRËS POSTA 20.-CHF

Kitabu’t – Tevhid, libri mbi monoteizmin

CHF64.90

1 stok

Duke marrë parasysh faktin se libri në fjalë ka një peshë të jashtëzakonshme në zhvillimin e mendimit islam, konsiderojmë që botimi i këtij libri në gjuhën shqipe paraqet një ngjarje madhore në teologjinë islame shqiptare. Shkolla kelamiste/apologjetike maturidite, e themeluar në vijën e imamit të madh, Ebu Hanife, është shkollë që ndiqet pothuajse nga gjysma e myslimanëve të botës.

Titulli: Kitabu’t – Tevhid, libri mbi monoteizmin
Autor : Ebu Mensur El-Maturidi
Përkthyes nga gjuha arabe: Metin Izeti
Boton: Logos – A, Shkup
Biblioteka: Mendimi Islam
Për botuesin: Adnan Ismaili
Kryeredaktor: Husamedin Abazi
Redaktor biblioteke: Nexhat Ibrahimi
Redaktor artistik dhe dizajni: Edib Ali Agagjyshi
Redaktor teknik: Halil Berisha
Mbikëqyrës i shtypit: Kenan Ismanili
Përgaditja kompjuterike: Focus Pro – Shkup
Shtypi: Focus Print – Shkup

Duke marrë parasysh faktin se libri në fjalë ka një peshë të jashtëzakonshme në zhvillimin e mendimit islam, konsiderojmë që botimi i këtij libri në gjuhën shqipe paraqet një ngjarje madhore në teologjinë islame shqiptare. Shkolla kelamiste/apologjetike maturidite, e themeluar në vijën e imamit të madh, Ebu Hanife, është shkollë që ndiqet pothuajse nga gjysma e myslimanëve të botës.

Imam Maturidiu është personalitet, mendimet e të cilit kanë qenë pikë referencë për shumë vepra të fushës së tefsirit, kelamit dhe usuli fikhut. Shumë nga dijetarët e kohës së tij e njihnin atë me nofka të ndryshme, ndër to edhe si “Imam’ul huda” (Imam i rrugës e drejtë) ose “Reis’ul ehli’s sunneh” (I pari i ehli-sunnetit). Në këtë libër janë ngërthyer temat kryesore të apologjetikës islame, siç janë teologjia, pejgamberia/nubuvvet dhe eskatologjia/sem’ijjat.

Vepra në fjalë u shërben studiuesve të apologjetikës, filozofisë islame, teologëve, madje të gjithë atyre që duan të njihen me personalitetin që konsiderohet ndër shtyllat kryesore të mendimit akaidor të Ehli sune Ve’l Xhemat-it.

Kategoritë

Kitabu’t – Tevhid, libri mbi monoteizmin

CHF64.90

Add to Cart